Media amerikane Fox News ka pasqyruar protestën e opozitës sot para Parlamentit.
Ajo që theksohet është mos bindja e opozitës për të pranuar dialogun, të ofruar tashmë edhe nga kryeministri Rama.
Fox News shkruan se opozitarët kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, nuk ka marrë parasysh thirrjet nga BE dhe organizatat amerikane dhe ndërkombëtare për bisedime me rivalët politikë, pra me qeverinë.
Teksti i plotë nga Fox News:
“Protestues, mbështetës të opozitës kanë rrethuar sot parlamentin, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Opozitarët akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin.
Ndërtesa e parlamentit në Kryeqytetin Tiranë u rrethua sot nga qindra policë dhe me tela me gjemba.
Opozitarët dhanë dorëheqjen duke lënë mandatet e tyre.
Tubimet e kohëve të fundit janë shoqëruar me flakë, djegie gomash dhe hedhje të sendeve, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga BE, organizatat amerikane dhe ndërkombëtare për të pranuar bisedime/ dialog me rivalët politikë.
Socialistët drejtojnë vendin me kryeministrin Edi Rama.
Ata kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende.
Shqipëria aspiron të çelë këtë qershor negociata e anëtarësimit me Bashkimin Europian.”