Ish-deputeti i LSI në Vlorë Shkëlqim Selami ka publikuar një foto ku shfaqet me deputetin socialist Spartak Braho.
‘Me Baba Takun duke pritur valixhen e zezë‘, shkruan Selami.
Pas publikimit të fotos, nuk kanë munguar as komentet e ndyshme, ku njëri prej tyre e ka quajtur ish-deputetin gazi i botës.
Pas kësaj, Selami ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur se LSI-në e bëri ai në Vlorë .
‘O Markel e para je i vogel shume te me thuash mua gaz i botes ok, e dyta kjo eshte nje foto per humor po si duket nuk e kupton ti, e treta nuk me beri lsi mua ok por bera une lsi ne Vlore, qe e mora me 3 veta, dhe e fundit, i pari kam qene i pari jam dhe do jem njerzit lindin nuk behen hajde klm’, i shkruan Selami komentuesit.