Zëvendëskryeministri Erjon Braçe reagoi menjëherë pas mbylljes së protestës së opozitës me militantë rruge dhe punonjës bashkie duke u shprehur me bindje se nuk do të ketë asnjë negocim apo kompromis me opozitën që po proteston në kurriz të votës së shqiptarëve.
Postimi i plotë i Erion Braçes
ESHTE SI NE 1996-ten?!
JENI TE RINJ DHE S’DINI GJE,
NUK MBANI ME MEND GJE APO,
PO TALLENI?! Jane disa qe jane vetepunesuar si analiste ne kete vend qe, po qarkullojne kete tezen e VITIT1996!
Madje dhe krahasojne duke perqasur ate vit me cpo ndodh tani! Pyetje e kam: A JENI NE TEREZI APO JO?
Ne vitin 1996, nga Sali Berisha president, u thirren dy pale zgjedhje, ato te 26 Majit-politike dhe, ato te 26 Tetorit-vendore keto.
Krahasim doni? Urdheroni: Ne 26 Maj nuk kishte zgjedhje por vjedhje, certifikuar te tilla nderkombetarisht,
Ne 25 qershor kishte zgjedhje, te lira, te drejta, te pranuara nga te gjithe, te certifikuara nderkombetarisht!
Mjafton tu kujtoj se, Partia Socialiste u perzu me dhune, gjak e barbari nga ato zgjedhje heret ne mengjes dhe, vec pasdite, nje ore para mbylljes se QV u terhoq prej tyre;
Partia Socialiste prej tre vitesh kishte kryetarin ne burg politik. Kurre keto nuk ndodhen ne 25 Qershor! Ne 28 Maj, diten e shpalljes se rezultatit nga qeveria e kohes dhe, diten e shpalljes se raportit turperues mbi zgjedhjet nga Nderkombetaret,
Partia Socialiste u masakrua barbarisht ne sheshin Skenderbej.
Ne 27 Qershor ishte qetesi, zgjedhjet u pranuan nga te gjithe, 35 mije komisionere e numerues, gjykates zgjedhore e administrative nuk kane cenuar as edhe nje vote ne ato zgjedhje.
E dyta, pas 26 Majit, PS nuk dogji mandate, por bojkotoi Kuvendin. E treta, pas 26 Majit, PS u paraqit ne zgjedhjet e 26 Tetorit-vendore, fitoi 4 bashki dhe mori 32% te votave, zytarisht, ne rregjimin politik te Sali Berishes dhe rregjimin ekonomik te Vehbiut, Shemsies e Maksudes, te gjithe me para ne dore duke blere zgjedhjet-meqe eshte teme e dites kjo.
Atehere a ka te krahasuar? #KURRE! Harrojeni! Ju nund te mos dini, mund te keni harruar, por kurre nuk mund ta shpikni nga hici nje gjendje kriminale nga ai pushtet, nga te njejtet njerez, sot!
Kurre! Nuk genjeni e nuk sugjestiononi dot kerkend! 23 vite larg eshte por deshmitaret jane gjalle akoma! As atehere e as sot, #NE NUK BEJME KOMPROMIS PER #DEMOKRACINE, #KUSHTETUTSHMERINE, #VOTEN E SHQIPTAREVE.