osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Sali Berisha do viktima”! Paralajmëron Spartak Braho: Kami.kazët e Saliut nuk mungojnë asnjëherë, duan me patjetër gjak!

“Sali Berisha do viktima”! Paralajmëron Spartak Braho: Kami.kazët e Saliut nuk mungojnë asnjëherë, duan me patjetër gjak!

Sali Berishës i duhen medoemos viktima për të realizuar ëndrrën e tij të hershme dhe të përsëritur shpesh kohët e fundit për luftë civile. Ky është mendimi i pandryshuar i deputetit Spartak Braho dhe që ritheksohet edhe në këtë intervistë, në ditën e një proteste të paralajmëruar të paligjshme të opozitës. Një apo disa viktima nga radhët e veta do ta shndërronin në kauzë protestën e opozitës. Dhe kamikazët nuk mungojnë asnjëherë, nisur nga precedentët. Disa kamikazë mund të përdoren edhe sot, pvarësisht masave të rrepta që ka marrë policia e shtetit për të parandaluar dhunën dhe incidentet. Të tillë kamikazë përdori Berisha edhe në vitin 1997. Mirëpo, sikurse tregohet në këtë rrëfim të Ardian Elezit, dy aviatorë nuk iu bindën urdhrit për të bombarduar Urën e Mifolit dhe popullsinë civile 22 vjet më parë…

– Zoti Braho, në intervistat e shpeshta që kemi bërë bashkë kohët e fundit, keni theksuar faktin se opozitës dhe Berishës në krye të saj i duhen viktimat për t’u dhënë “zjarr” protestave të tyre, sidomos pas djegies së mandateve. Vazhdoni ta keni këtë bindje?

– Padyshim që vazhdoj ta kem këtë bindje, madje të përforcuar. Pse do të thoni ju? Fare thjesht: nga gjestet dhe sjelljet e dhunshme të opozitës, nga gjuha e përdorur nga krerët e opozitës, sidomos nga Berisha dhe Basha. Sjellja në protestën e fundit ishte mjaft domethënëse për të vërtetuar se Berisha kërkon me doemos gjak. Ai flet për konflikt civil dhe për revolucion dhe për të përsëritur vitin 97, i duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht. Krimineli Sali Berisha, i zhytur deri në grykë në gjak dhe i pandëshkuar, kërkon sërish gjak. Kot lodhen ata që i kujtojnë kriminelit Sali interesat kombëtare, negociatat për anëtarësimin në BE etj., etj. Këtij vampiri gjëja e fundit që i shkon në mendje është stabiliteti, interesat kombëtare dhe integrimi evropian, madje as i shkon në mendje për këto. Ai ka hyrë në politikë me misionin e posaçëm kundër interesave tona kombëtare dhe për të penguar gjithçka pozitive në këtë vend. Për të shpëtuar kokën e tij dhe familjen ai është çdo moment i gatshëm ta fusë vendin në një gjakderdhje të paparë… I duhen vetëm ca kamikazë…

– Si? Kamikazë në vitin 2019?

– Po. Po. Si në vitin 1991, si në 97-n e 98-n. Tani që është bindur se policia nuk zbraz asnjë fishek kundër protestuesve, por vetëm tymuese, me shumë gjasa, viktimat do të jenë “aksidentale” nga brenda opozitës, për të gjetur një pretekst për të sulmuar shtetin. Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore”.

– A do ta pranojnë një vetësakrifikim të tillë militantët e opozitës?

– Unë nuk dua ta pranoj se mund të dalin vullnetarë për kamikazë. Por këtë skemë ai e ka përdorur njëzet e ca vite më parë. Lexoni këtë rrëfim të aviatorit Ardian Elezi, i cili më 4 mars të vitit 1997, së bashku me aviatorin tjetër Agron Dajçi nuk zbatuan urdhrin për të bombarduar Urën e Mifolit dhe “dezertuan” në Itali. Po kështu si ata ka pasur edhe aviatorë të tjerë që nuk i zbatuan urdhrat makabre të Berishës për të bombarduar popullsinë civile të rebeluar në jug të vendit. Ata i hidhnin bombat nëpër male e vende të braktisura. Edhe ky ishte një moszbatim urdhri për të mos shkaktuar kasaphanë. Prandaj dhe mendoj që edhe militantët e tanishëm t’i thërresin mendjes e të mos bëhen kamikazë të Sali Berishës, Lulzim Bashës apo të kujtdo tjetër. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të djegur skenarin e Berishës për luftë civile. Qytetarët e këtij vendi besoj se e kanë kuptuar më në fund se kapitulli i Berishës është mbyllur përfundimisht, dhe është mbyllur me turp.

– Zoti Braho, kemi ndërkohë një qëndrim të prerë të ndërkombëtarëve që jo vetëm kanë dënuar aktin ekstrem të lënies së mandateve nga ana e opozitës, por edhe kundër protestave të saj të dhunshme. Thua se këto apele të ndërkombëtarëve nuk do të dëgjohen nga opozita?

– Deri më tani unë nuk po shoh ndonjë shenjë reflektimi nga opozita. Madje krerët e saj e kanë ashpërsuar gjuhën edhe tonet duke kërcënuar edhe Europën. Aq më keq për ta, pasi dihet fare mirë se kush del i fituar nga ky duel me Europën. Ata që dorëzuan mandatet nuk mund të jenë këtej e tutje as vendimmarrës dhe as përcaktues për fatet e mëtejshme të demokracisë në këtë vend. Ata janë dhe do të mbeten ca të papunë që nuk do t’i përfillë kurrkush. Lëvizja ekstreme për dorëzimin vullnetarisht të mandateve është e paprecedentë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën. Kjo lëvizje ishte fatale për opozitën. Është për të ardhur keq, por në fakt mua nuk më vjen hiç keq për këta mjeranë qoi kanë sjellë aq shumë të këqija këtij vendi dhe këtij populli. Ata me këtë qëndrim që po mbajnë po shënojnë fundin politik të tyre dhe të forcave politike që përfaqësojnë. Por vendi nuk ka për të mbetur pa opozitë. Është ky momenti më i volitshëm për të krijuar një opozitë tamam, atë që i duhet këtij vendi. Unë hyj tek ata që besojnë se një opozitë konstruktive dhe më e mirë do të krijohet./Dita