Deputeti Myslym Murrizi ka qenë prezent në emisionin “Debati” në Chanel One të gazetarit Ronald Qafoku, ku ka folur rreth përjashtimit të tij nga PD.
Ai ka reaguar ashpër ndaj Kryesisë së PD-së. Sipas Murrizit, disa prej anëtarëve të Kryesisë në 2017-ën kërkonin largimin e Lulzim Bashës në mënyrën më të turpshme.
“Në Korrik të 2017-tës, Tomorri, Bardhi, Ivi, Enno, Seiti, Genci thonin merreni për të ndenjurash me gjithë gru, me gjithë kunat, shporreni nga PD-ja.
Sot këta janë në Kryesi. Kush i votoj këta?”, tha Murrizi.