Një shtetas izraelit është kapur nga policia kufitare e Rinasit, pasi i janë gjetur 250 mijë euro të padeklaruara të cilat më pas janë sekuestruar. Pronari i këtyre parave, sipas policisë është një 49-vjeçari Efim Reichman, lindur dhe banues në Izrael.
Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, 49-vjeçarit Reichman, i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, me vlerë 250 mijë euro cash.
Gjatë marrjes në pyetje, Efim Reichman ka thënë se nuk e dinte që duhej t’i deklaronte paratë në doganën e Rinasit në hyrje.
Shtetasi izraelit i cili udhëtoi nga Moska në Tiranë me 250 mijë euro, të cilat iu sekuestruan nga policia pasi nuk i deklaroi, ka deklaruar përpara policisë se në Shqipëri erdhi për biznes.
Ai ka thënë se nuk e dinte që duhej t’i deklaronte paratë në doganën e Rinasit në hyrje. “Nuk e dija që duhet t’i deklaroja.
Do bëja biznes me blerje pronash apo fusha të tjera. Më kanë thënë që këtu ka mundësi të mira për biznes prandaj kisha 250 mijë euro. Kam edhe para të tjera që dua t’i investoja këtu”, ka thënë izraeliti gjatë marrjes në pyetje nga policia.
Materialet pritet t’i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.