Ndërkohë që deputetja e djathtë Rudina Hajdari ka vendosur të mos i bashkohet vendimit të PD-së për djegien e mandateve, i vëllai Kiri, duket se mban një qëndrim krejt të kundër.
Ditën e sotme, Hajdari është rrjeshtuar krahë protestës së opozitës para Kuvendit, nga ku mbajti një fjalim kundër qeverisë.
Hajdari duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar, ndryshe nga motra e tij.
Ai është parë sërish sot në protestën që opozita e bashkuar po organizon para Kuvendit, duke na treguar se është në mbështetje të aktit ekstrem dhe të pazakontë të djegies së mandateve.