osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha hakmerret ndaj Azem Hajdarit, presion vajzës për mandatin, nxjerr ish- ambasadorin që i përmend vrasjen e të atit

Berisha hakmerret ndaj Azem Hajdarit, presion vajzës për mandatin, nxjerr ish- ambasadorin që i përmend vrasjen e të atit

Mes rreshtave ish ambasadori përcjell kërcënimin ndaj vajzës së Azem Hajdarit, duke i përmendur vrasjen e të atit para selisë së PD, që sipas tij lideri i dhjetorit në atë kohë nuk përbënte asnjë rrezik për pushtetin. Minarolli lë për të kuptuar se Azemi atëherë ishte një rrezik për opozitën e Berishës, ndërkohë që bën paralelen se dhe sot është vajza e tij një rrezik për PD dhe ish kreun demokrat

Sali Berisha nuk lë rast pa u hakmarrë ndaj Azem Hajdarit dhe familjes së tij, ndonëse ish lideri i Dhjetorit ka mbushur mbi dy dekada që është ndarë nga jeta.

I ekzekutuar para selisë së PD, një vrasje misterioze dhe e pazbardhur ende dhe që vazhdon të trondisë opinionin publik me misteret që fsheh, Hajdari vijon të trembë edhe sot.

Është vajza e tij Rudina, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka vendosur të mos bindet, duke trembur Berishën. Vajza e Azemit nuk ka djegur mandatin sipas vendimit të strukturave të PD, me argumentin se është konsultuar me miqtë amerikanë dhe europianë.

Për këtë vendim rrezikon që të përjashtohet nga PD, ndërkohë që presioni ndaj saj ka ardhur gjithnjë e duke u rritur që nga Berisha, lidershipi i PD e deri tek miqtë e Azemit.

Kështu, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Austri dhe në Greqi, Vili Minaroli i cili ka marrë pjesë në të dyja rastet e ekzekutimit të përjashtimit të Azem Hajdarit nga grupi, kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD, i ka drejtuar një letër deputetes Rudina Hajdari, për djegien e mandatit.

Minarolli shkruan se po i drejtohet asaj për shkak të miqësisë që ai ka pasur me të atin e saj të ndjerin Azem Hajdari, duke i kërkuar që të mos e braktisë PD, pasi sipas tij një veprim të tillë nuk do ta bënte kurrë babai i saj Azemi.

Sipas mik-armikut të Azemit, ajo e ka detyrim moral ndaj partisë që e kandidoi, pasi qëndrimi i ndërkombëtarëve është i qartë. Teksa i kujtoi një protestë të tij bashkë me Azemin e plagosur në atë kohë, që më vonë e ka shitur tek Berisha, për shkak se u braktisën para RTSH-së dhe Hajdari nuk e përmbajti fjalorin kundër ish kreut të PD, Minarolli i bën thirrje që të respektojë partinë dhe jo ndërkombëtarët.

“Opozita tashme e ka marrë vendimin dhe unë të siguroj që babai yt kurrë nuk do e braktiste atë forcë politike që e krijoi, në atë kohë kur edhe jetën mund ta kishte rrezikuar. Dhe unë e kam bindjen që atij i morën jetën për të korrigjuar atë që nuk e bënë në ato ditë dhjetorit të vitit 1990. Se atë kohë që e vranë ai nuk paraqiste asnjë rrezik për pushtetin.

Rudina, mos u nda nga ata njerëz që edhe sot në ndeshje me padrejtësinë e pushtetit, kanë emrin e babait tënd në gojë dhe vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e tij, që ende ka mbetur e parealizuar”, shkruan Minarolli. Duke zbuluar padashje një të vërtetë të madhe e të papohiar deri më tani: Që Azem Hajdari nuk përbënte asnjë rrezik për pushtetin socialist kur e vranë.

Mes rreshtave ish- ambasadori përcjell kërcënimin ndaj vajzës së Azem Hajdarit, duke i përmendur vrasjen e të atit para selisë së PD, që sipas tij që sipas tij lideri i dhjetorit në atë kohë nuk përbënte asnjë rrezik për pushtetin.

Minarolli lë për të kuptuar se Azemi atëherë ishte një rrezik për opozitën e Berishës, ndërkohë që bën paralelen se dhe sot është vajza e tij një rrezik për PD dhe ish kreun demokrat./Pamfleti/