osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Xhelal Mziu nuk zë mend, “zhduk” afër një milionë euro në bashkinë Kamzë. Prokuroria hesht për raportin e KLSH

Xhelal Mziu nuk zë mend, “zhduk” afër një milionë euro në bashkinë Kamzë. Prokuroria hesht për raportin e KLSH

Abuzimi me 6 tendera për rrugët, me fondin e dhënë për të financuar klubin e futbollit të Kamzës ku bashkia është aksionere, të cilat janë zhdukur pa destinacion, me largimet nga puna në mënyrë të paligjshme dhe ku janë paguar militantë në kundërshtim me Kodin e Punës, me paratë e dhëna për dieta, trajnime, udhëtime jashtë shtetit, blerje mediash, janë disa nga maskarallëqet e Xhelal Mziut që janë dërguar në prokurori. Heshtja e organit të akuzës, po krijon kushtet që këta para të vjedhura të shkojnë për blerjen e votave dhe të mbëshetjes, për një fitore të mundshme në bashkinë e Kamzës në zgjedhjet vendore

Xhelal Mziu nuk zë mend as kur e çojnë për ndjekje penale, duke vijuar të shfrytëzojë në maksimum postin në kurriz të parave të shtetit dhe të qytetarëve të Bashkisë së Kamzës.

Në çdo shpenzim të parasë publike të Mziut, dhe po ta shohësh me sy të thjeshtë, nuk mund të dalësh pa zbuluar një maskarallëk të tij si kryebashkak në Kamzë.

Milionat e taksapaguesve të kësaj zone por dhe të buxhetit të shtetit janë kanalizuar në atë far feje, sa përfundojnë me destinacion të mbramë në llogarinë e Mziut dhe njerëzve të tij të biznesit.

Në raportin e KLSH për vitin 2018, zbulimi i Xhelal Mziut arriti në kujfijtë e 1 milionë eurove, vetëm për disa zëra të veçantë dhe që konkludojnë në 6 tendera, shtuar dhe shpërdorimin e fondeve për klubin e futbollit të Kamzës, i cili tashmë luhatet mes kategorisë superiore dhe asaj të parë dhe që pagat jepen gjithnjë me vonesë, po për shkak të Mziut.

Ndërkohë që kreu i PD Lulzim Basha ka nisur një fushatë kundër qeverisë së Ramëss, dhe me të drejtë, duke publikuar abuzimet me paratë e shqiptarëve dhe kalimin e tyre në duart e oligarkëve klientelë e tij përmes PPP-ve të famshme, kreu i PD nuk sheh brenda “gardhit” të tij.

Basha, teksa kërkon konfiskimin e pasurive të personave publikë dhe private që kanë abuzuar me paratë publike, në bashkinë e Kamzës që drejtohet nga anëtari i kryesisë së PD-së, Xhelal Mziu vetëm përmes 6 tenderave janë zhdukur 323 mijë euro.

Këto abuzime janë zbuluar nga një kontroll rutinë i KLSH, i cili ka kaluar në “sitë” një pjesë të këtyre tenderave, me këtë abuzim marramendës dhe me një “marzh” fitimi mijëra euro.

Janë disa tendera kryesish rikonstruksione rrugësh, qendrash shëndetësore, duke shpallur fitues kompani klientelë të njerëzve të tij, që i kanë marrë arkës së shtetit pa bërë asnjë lek punë, plot 323 milionë euro.

Raporti i KLSH ka qënë detyrues për bashkinë e Xhelal Mziut, duke kërkuar që paratë e vjedhura nga arka e shtetit të dorëzohen menjëherë, si dhe të merren masat përkatëse për personat përgjegjës, duke filluar nga kryetari i bashkisë.

Njëherësh një grabitje tjetër e bashkisë së drejtuar nga Xhelal Mziu dhe e evidentuar nga auditi i KLSH ka qënë dhe destinacioni i panjohur i parave të dalë nga arka e bashkisë Kamzë me një vlerë prej 467 mijë euro, të akorduara për mirëfunksionimin e klubit të futbollit të Kamzës, ku bashkia ka 49 përqind të aksioneve.

Për këtë kalim fondesh, megjithëse janë bërë sipas miratimit me Vendim të Këshillit të Bashkisë si dhe vendimeve të Asamblesë së Aksionerëve të Shoqërisë, nuk është paraqitur dokumentacioni se ku kanë shkuar këto para, kush i ka marrë dhe përse janë përdorur.

Për këtë arësye KLSH kërkon që Bashkia e Kamzës që të mos financojë në vijim shoqërinë që përfaqëson klubin e futbollit, nëse nuk paraqet dokumente financiare që të vërtetojë se ka përmbushur detyrimet e veta financiare si dhe të kërkojë auditim mbi përdorimin e fondeve të alokuara.

Por këtyre shumave të ashpërdoruara dhe të vjedhura, bashkia e Kamzës së drejtuar nga Xhelal Mziu i shton dhe atë të pagesave për shkak të largimeve të padrejta nga puna në këtë institucion, shuma që kalojnë të 47 miloinë lekët e reja dhe që janë dhënë në destinacion tjetër, jashtë vendimeve të këshillit bashkiak dhe të kodit të punës së Republikës së Shqipërisë.

Por ka dhe abuzime me fondet e tjera, të përdorura si fond publiciteti dhe pagesa për mediat për promovimin e punës së kësaj bashkie apo dhe të trajnimeve, dietave dhe udhëtimeve jashtë vendit, shpenzime luksi që hiqen në kurriz të qytetarëve dhe afirmojnë mungesën në shërbime për banorët e kësaj bashkie.

Ndërkohë që KLSH të gjitha këto abuzime që arrijnë vlerën e gati 1 milionë eurove, ia ka referuar prokurorisë për të marrë masa ndëshkimore ndaj abuzuesve dhe për të rikthyer paratë në buxhetin e bashkisë, asnjë veprim nuk është ndërmarrë deri më tani.

Pritet që këto para, Xhelal Mziu t’i përdorte për të fituar dhe një mandat tjetër në krye të bashkisë së Kamzës dhe për të blerë mbështetje dhe vota. Ndërkohë që drejtësia duhet të funksionojë dhe për Xhelalin, dhe të mos cedojë prokuroria, në mbrojtjen e këtij kryebashkiaku të zhytur në korrupsion./Pamfleti/