osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Provat/ Ashtu si dashnori edhe Rovena Gashi fsheh pasurinë, 16 prona, 14 apartamente dhe 2 biznese. Në emer të kujt janë?

Provat/ Ashtu si dashnori edhe Rovena Gashi fsheh pasurinë, 16 prona, 14 apartamente dhe 2 biznese. Në emer të kujt janë?

Ish-Prokuroria Rovena Gashi ka fshehur të paktën 16 prona duke mos i deklaruar ato në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, por as edhe në formularët që ka dorëzuar për tiu nënshtruar kontrollit nga ligji për vettingun.

Lajmi është konfirmuar për Alpenews.al nga burime të sigurta pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose shkalla e parë e procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit shqiptar të drejtësisë.

Të dhënat që po bëhen sot publike ndodhen edhe në dosjen e Rovena Gashit pranë këtij institucioni, që ka hetuar në lidhje me këtë çështje dhe pritet ti bëjë publike ato pas vendimit që pritet të meret ndaj saj.

Bëhet fjalë për 16 prona të cilat janë përkatësisht 14 apartamente në një pallat të vetëm në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës dhe për dy godina biznesi që ndodhen në lagjen nr. 14 në Shkozet të Durrësit.

Si u zbulur Rovena Gashi?

Këto prona as nuk janë deklaruar nga znj. Gashi siç ajo e ka detyrim ligjor për ta bërë këtë dhe madje ato nuk figurojnë as edhe të hipotekuara,- tha burimi.

Ndaj, për këtë me ndihmën edhe të agjentëve të FBI që po asistojnë procesin e vettingut dhe hetimin e gjurmimin e aseteve të prokuroreve dhe gjyqatareve te korruptuar, është ndjekur një rrugë e tërthortë alternative për të shkuar tek burimi i pasurisë së padeklaruar.

Rruga e vetme që i kishte mbetur hetuesve, ishte që të gjurmonin kontratat e energjisë elektrike dhe ato të ujësjellësit, pasi të drejtën dhe detyrimin për ta bërë një kontratë të tillë e kanë vetëm pronarët realë të pronave, pavarësisht nëse ato janë te regjistruara, hipotekuara, apo jo.

Ndaj është dashur një bashkëpunim ndërinstitucional për të realizuar një investigim të tillë. Ka qene Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ai që në këtë rast i është përgjigjur në kohë dhe me profesionalizëm kërkesë së hetimit duke çuar në zbulimin e pabesueshëm dhe të bujshëm se Nuredin Rexhep Gashi, i datëlindjes 7 dhjetor 1955 figuron të ketë plot 16 kontrata të lidhura me OSHE, për furnizimin me energji elektrike të 14 banesave dhe dy bizneseve.

Nuredin Gashi, siç mund ta shihni edhe tek kjo shkresë këtu poshtë, është babai i Rovena Gashit, krahut të djathtë dhe bashkëpunëtores më të afërt të ish- Kryeprokurorit Adriatik Llalla, familjes së të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak se siç tha sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson ai është përfshirë në raste të mëdha të korrupsionit në detyrë.

Provat:

Më poshtë keni të 16 kontratat që janë lidhur në emër të shtetasit Nuredin Gashi, i cili është babai i zonjës Rovena Gashi.

Tashmë këto prova janë të administruara edhe zyrtarisht nga ana e organeve kopetente.
Gjurmët e 14 kontratave të apartamenteve në plazh të çojnë tek shoqëria “Balkans Investment Group” me qendër në Rrashbull të Durrësit që është edhe vendi i origjinës së zonjës Gashi. Administrator i kësaj shoqërie figruon të jetë Fatjon Ushina, i cili është bashkëshorti i Emës, motrës së zonjës Gashi.

Njëra nga kontratat e Nuredin Gashit i është dhënë në përdorim Susan Schiatti administratores së shoqërisë “Lovers Albania” që operon në zonën e Shkozetit, në Lagjen 14 në Durrës.

Ndërsa gjurmët e kontratsë së fundit të çojnë tek shoqëria “AL 2003 sh.p.k” në Lagjen 14 pranë hytjes së autostradës Durrës- Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se babai i Rovena Gashit, zoti Nuredin Gashi figuron si i papunë në sigurimet shoqërore. Ndërsa nga kërkimet në Tatime rezulton se ka patur një licensë biznesi në vitet 2003 – 2006 i cili figuron i mbyllur si një aktivitet me humbje.

Kjo do të thotë se aktualisht është i papunë por që çuditërisht del pronari i 16 librezave të energjisë elektrike për 14 apartamente në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit dhe dy godinave të tjera ku ushtrojnë aktivitetin e tyre biznese në fushën e fasonerisë dhe import exportit të mallrave të ndryshme me shumicë e pakicë për punime hidraulike dhe hidro- sanitare.

Nëse z. Nuredin Gashi nuk do arrijë që të justifikojë burimin e të ardhurave për këto 16 prona (besohet se ka edhe të tjera…) atëherë ato pritet të sekuestrohen.

Mbetet për tu parë pas kësaj nëse Zonja Rovena Gashi është ajo pjestarja e sistemit të Drejtësisë shqiptare që deklaron se ka marë kredi për të blerë një lavatriçe, apo është ajo që po heton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) me prona të fshehura në emër të të tjerëve, sipas një skeme që siç duket qenka shumë më e sofistikuar se ajo e ish Kryeprokurorit Llalla i cili blinte lirë dhe i rishiste ose i rivlerësonte shumë shtrenjt.