Kryeministri, e njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë tek Katedralja e Kishës Ortodokse, për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në fund të muajit qershor.
Kryeministri Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyhet edhe pa opozitën.
“Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin. Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”, mësohet të ketë thënë Rama.