Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi ka reguar ashpër lidhur me vendimin e opozitës për të djegur mandatet.
Klosi tha:
“Marrja e mandateve është 100% legjitime. Është një zgjedhje që PD, LSI e bënë me vullnet të plotë. Mbase kanë dëmtuar parlamentarizmin në Shqipëri, po për ne si forcë politike dhe për masën e madhe të njerëzve nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tmerrshme. Asgjë më shumë sesa kapitullimi i një force politike me të cilën ne kemi 27 vite që debatojmë.
Mos më kërkoni mua tani që të më vijë keq pse Sali Berisha nuk është më në parlament. Mos më kërkoni të më vijë keq sepse nuk janë një grup deputetësh. Unë me ata jam përballur me çdo betejë politikë.”