Deputeti më të ri që ka marrë mandatin e PD, Lefter Maliqi është përplasur ashpër me Ervin Salianjin.
“Unë mezi po pres, dhe nuk jam mësuar të pres, por jam mësuar me përballje në studio, dhe nuk e di përse nuk pranuan ata që të rrija në studio.
Habitem kush flet për moral.. Ky sistem është i kalbur që në 1990. Dua t’u bëj një pyetje atyre në studio, po partitë e tyre kanë blerë, kanë vjedhur vota? A kanë kërcënuar këta PS për vota? Unë jam me demokratët e ndershëm,jam kundër drejtimit dhe lidershipit të PD.
U lodhem tre muaj në çadër, dhe u bë një pazar i pistë. Pasi njohën rezultatin, u kujtuan tani , pasi doli kjo dosje… dosje të tilla ka edhe tek PD edhe tek LSI. Mandati im është moral, unë nuk jam i pacipë dhe pa moral”, shpreh Maliqi.