Politikani dhe personazhi i njohur italian, Vittorio Sgarbi, ka komentuar situatën politike në Shqipëri.
Ai thotë se në Tiranë është duke u zhvilluar një luftë mes së vjetrës dhe së resë, përfaqësuar nga Edi Rama, dhe këshillon autoritetet italiane, që të marrin krahun e këtij të fundit, në krizën politike që ka mbërthyer Shqipërinë.
“Në Shqipëri është duke u zhvilluar një sfidë mes së vjetrës (që vepron me arrogancë) dhe së resë që ka fytyrën e kryeministrit actual, Edi Rama.
Ashtu si në të gjitha ish-vendet e qeverisura për vite nga regjimi komunist, tranzicioni drejt një qeverisje demokratike, të zgjedhur lirisht nga votuesit, bëhet në mënyrë të pashmangshme nga dritë- hijet.
Por nuk ka dyshime që veprimet e qeverisë së kryeministrit aktual Edi Rama, kanë shënuar një ndryshim rrënjësor në rritjen politike dhe ekonomike të Shqipërisë.
Italia nuk duhet të shohë e hutuar çfarë ndodh përtej Adriatikut, por duhet të mbështesë proceset reformuese të Ramës”, shkruan ai.