Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot pasdite në ditën e 121-të të protestës së tyre për mbrojtjen e shtëpive.Ata kanë shprehur vendosmërinë për vijimin e protestës deri në garantimin e banesave të tyre.
Duke qënë se nesër është protesta e opozitës para Parlamentit, ata ftuaan banorët e kësaj zone dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë masivisht.
Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm si zakonisht në protestat e banorëve të Unazës, denoncoi përpjekjet e qeverisë për rekrutimin e oficerëve të ushtrisë në rradhët e policisë, vetëm për të ndaluar protestat e opozitës.
Balliu i ka bërë thirrje policisë që të mos bëhet pjesë e aksionit partiak të Ramës.
“Provokimet do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët.Çdo qytetar të jetë nesër para Parlamentit, që ti tregohet fuqia e vërtetë e njerëzve.Rama duhet ti hapë rrugën zgjidhjes politike, theksoi Balliu.
Është e habitshme që Rama dhe ministrja e tij nuk dalin për të deklaruar se ky projekt korruptiv është i anulluar.”- tha Balliu.
Djali i Fahriut tashmë pa frikë mund të na bind se është kthyer në një lehës kot, kur nuk ka më as mandatin e deputetit, mandat që nuk do e shikoi as me dylbi dhe duke gënjyer lartë e poshtë mund të pësoi ndonjë dëmtim, nga ata që po u çanë dërrasa çdo ditë me gënjeshtra dhe mashtrime dhe nuk i lë të qetë në hallin e tyre.