osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ligji zgjedhor, “lefter maliqët” dhe 5 pyetje për 5 bashkëpronarët sundues të Shqipërisë

Ligji zgjedhor, “lefter maliqët” dhe 5 pyetje për 5 bashkëpronarët sundues të Shqipërisë

Emrat që janë futur, në listat e deputetëve në 11 vitet e fundit, ata që po ikin e po vijnë, po tregojnë se çfarë niveli deputetësh, ka parlamenti i këtij vendi, me minimalisht 2000 personalitete, shkencëtarë e intelektualë prej vërteti, që në Shqipëri po lihen rrugëve ose në punëra “zyrash katundi”, ndërsa në Perëndim po shfrytëzohen si vlera, por që as afrohen nga krerët e PD, PS, LSI dhe as ata, nuk i afrohen Berishës, Ramës, Metës, Bashës e Kryemadhit, sepse duhet të jenë “kukulla-kartona” të tyre pa “gojë”

Estrada e këtyre ditëve me mandatet, me Saliun, Lulin, Edin, Ilirin e Monikën, me KQZ, Kuvendin, kandidatët e listës dhe Kushtetutën e bërë si statut partie, po tregon qartazi, se çfarë shteti jemi, çfarë politike kemi, çfarë të nesërme do të kemi si popull dhe, çfarë çmendurie po lejojmë.

Lufta e derdimenëve laramanë politikë “pa din e pa iman” që bredhin parti më parti, për të lënë e për të marrë, mandatet e një pushteti-xhungël brenda partive, tregon se jemi popull, i katandisur e përdorur.

Kemi lejuar veten tonë si popull, të na tjetërsojnë në turmë skllevërish, ku 5 çobanë na numërojë si “dele”, na kanë vënë nga një matrikull në vesh (kartë identiteti) dhe na japin nga një copë letër në dorë, për ta hedhur në kuti votimi (në “gropën” tonë) e na thonë: – Ikni pir**uni, qëndroni gati pas 4 vitesh.

Komedi-tragjedia morale parlamentare, ka krye-personazh Lefter Maliqin dhe “leftër maliqët” e tjerë që kanë bredhur nga 2003 herë nëpër listat e PD, PS, LSI, sepse i lejon Ligji Zgjedhor, ndryshuar natën e 21 prillit 2008, kur Sali Berisha dhe Edi Rama, firmosën këtë katrahurë të madhe, që po ndodh prej 11 vitesh, me parlament që mbushet me hajdutë, analfabetë, imoralë, trafikantë, delenxhinj, kriminelë e bredharakë nëpër parti.

Pesë pyetje, për 5 bashkëpronarët e Shqipërisë

Pse i themi parlament i popullit, kur deputetët i caktojnë me listë emërore, kryetarët e partive, dashnoret, gratë, kunetërit, motrat, vjehrrat, baxhanakët, shokët dhe sekserët e tyre?

Pse bëhen programe e lista deputetësh për secilën parti, kur ata, pas marrjes së mandateve, lejohen të shkojnë me cilën parti të duan, ose qëndrojnë deputetë të pavarur edhe nga votuesi?

Përse, kur mbeten bosh mandate, bëhen zëvendësime, me kandidatë liste, që populli nuk i ka votuar, në vend që të bëhen zgjedhje të pjesëshme, mbasi po futen në parlament deputetë me 1000 e 2000 vota?

Përse parlamenti dhe deputetët, quhen me integritet dhe “truri i ligj-vënies” së shtetit e kombit, kur ligji e lejon, që kandidatëve të mos u verifikohen arsimimi dhe, nëse janë ose jo bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, ndaj parlamenti ka 70% deputetë ish-spiun dhe 90% analfabetë?

Kur do shfuqizohet, ligji famëkeq “Berisha-Rama” i 21 prillit 2008, që lejon krijimin e parlamentit “dru me pre”, kukull e llum krimi?/Pamfleti