osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Stabilo-kraci” para demokracisë! BE po zhgënjen ballkanasit

“Stabilo-kraci” para demokracisë! BE po zhgënjen ballkanasit

Demokracia në Ballkanin Perëndimor po bie. Shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë të pavarur kanë raportuar për praktika zgjedhore të pandershme e manipulime, korrupsion në rritje, mungesë e llogaridhënies e goditje ndaj medias së lirë.

Në raportin për 2019 të Freedom House, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u klasifikuan si “pjesërisht të lira”. Situata është gri gjithandej dhe ai pak progres aty-këtu e ka të pamundur që të shuajë situatën e ndezur politike.

Për javë me radhë protestat antiqeveritare po sfidojnë elitat qeverisëse në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Prapavija e protestave ndryshon shumë pak dhe të gjithë bien dakord që udhëheqësit e këtyre vendeve dhe praktikat e tyre jodemokratike e të korruptuara u kanë dhënë një dozë të mirë motivuese popujve për të protestuar.

Pavarësisht masivitetit të protestave dhe gjuhës së përdorur në to, Bashkimi Europian vazhdon t’i qëndrojë qasjes tradicionale ndaj vendeve të rajonit, që është qortuar nga shumë si mbështetje për “stabilokracinë”: ose përkëdhelja e udhëheqësve të fortë në Ballkan në shkëmbim të stabilitetit. Por sa mund të zgjasë ky stabilitet artificial?

Mes interesit të publikut dhe interesave partiake

“Shkaku i protestave në Mal të Zi janë zhvillimet e fundit, që janë një provë shtesë së partia e tij, qëndron prej vitesh në pushtet falë një rrjeti klientelist që ka ngritur dhe praktikave jodemokratike në vendimmarrje dhe zgjedhje. Qytetarët e kanë humbur besimin edhe tek partitë opozitare dhe janë zhgënjyer nga paaftësia e tyre për t’iu kundërvënë Gjukanoviçit, ndaj protesta drejtohet nga një grup të rinjsh juristë në formim”, thotë Jova Maroviç, drejtuese e rrjetit Politikon në Podgoricë.

Në denoncimin e fundit të korrupsionit përfshihet kryebashkiaku i Podgoricës, i cili është filmuar duke marrë një shumë të madhe parash, që dyshohet se do të përdoreshin për ndikim në zgjedhjet e fundit lokale.

E njëjta praktikë, por e rënduar nga fakti i përfshirjes së elementëve të dyshuar kriminalë po denoncohet prej muajsh, kryesisht nga opozita në Shqipëri. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Emri i këtij të fundit ka dalë në disa përgjime të prokurorisë. Dosja “339”, një pjesë e të cilës u publikua nga Zëri i Amerikës, është një provë e fortë e praktikave jodemokratike në zgjedhje.

Protestat duken masive si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi e Shqipëri. Por, ndryshe nga Serbia e Mali i Zi, ku rol organizativ kanë grupe dhe organizata të shoqërisë civile, në Shqipëri ato organizohen nga partitë politike opozitare.

“Qytetarët janë bombarduar aq shumë me fjalime e premtime boshe të politikës, ndaj pati një entuziazëm gjatë protestës së studentëve me shpresën që kjo protestë do të zgjerohej dhe të kërkonte ndryshime përtej jetës universitare dhe akademike. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”, thotë për European Western Balkans Blerjana Bino, studiuese në Departamentin e Informatikës dhe Medias në Universitetin Uppsala.

Një tjetër ndryshim është lëvizja radikale e opozitës shqiptare. Në Serbi dhe Mal të Zi, partitë politike opozitare vijojnë bojkotin dhe mbështesin protestat, ndërsa në Shqipëri opozita dogji mandatet, në një lëvizje të qortuar fort nga BE dhe SHBA.

“Fatkeqësisht, prej disa kohësh sherrnaja politike në Tiranë buron nga interesat e ngushta të politikanëve të të gjitha krahëve. Kjo bllokon çdo proces kuptimplotë sa i takon ndërtimit e forcimit të demokracisë”, shton Bino.

E gjithë kjo situatë e trazuar në rajon duket se e ka zënë të papërgatitur Bashkimin Europian, qasja e të cilit është tejet e ngurtë. “Nuk do të ketë një Pranverë Ballkanike”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç para një jave. Kjo deklaratë e saj u interpretua gjerësisht si mbështetje e Brukselit ndaj udhëheqësve të fuqishëm të këtyre vendeve, duke “tregtuar” demokracinë për “stabilitetin”.

Brukseli me këtë qëndrim kërkon ndoshta që të blejë pak kohë, të paktën sapo të kalojnë zgjedhjet për Parlamentin Europian, që zhvillohen në muajin maj. Një tjetër pengesë është fakti që zgjerimi është një temë delikate në shumë vende të anëtare të Bashkimit Europian, çka detyron këto vende që më shumë të përqendrohen tek çështjet gjeopolitike dhe stabiliteti i përgjithshëm i rajonit, sesa tek plotësimi i kritereve dhe reformave për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor.

“Historikisht, komuniteti ndërkombëtar ka favorizuar stabilitetin mbi demokracinë. Prandaj, ata nuk do të bëjnë hap pas për zgjedhjet e certifikuara si të lira dhe të ndershme të 2017, por që opozita pretendon se u manipuluan përmes blerjes së votës dhe lidhjeve me krimin”, thotë Biljano Bino për EWB.

Me këto qëndrime, Bashkimi Europian është duke humbur mbështetjen e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët zhgënjehen dyfish, së pari nga politikat që nuk ofrojnë një ndryshim të qenësishëm nga ana e udhëheqësve të fuqishëm në vendet respektive dhe së dyti nga mbështetja që BE u ofron.

Marrë me përshtatje nga European Western Balkans