osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha e Imami u përfshinë nga “ethet” e arit, ushtria me Gjunkshin, Demirajn e Zylën gërmuan në Mokër për thesarin e Teutës

Berisha e Imami u përfshinë nga “ethet” e arit, ushtria me Gjunkshin, Demirajn e Zylën gërmuan në Mokër për thesarin e Teutës

Sali Berisha dhe ekspertët e tij të ushtrisë që komentojnë sot aktivitetin e Forcave të Armatosura në ndihmë të komunitetit në rastin e emergjencave civile apo ndërtimin e urave dhe të rrugëve, duke e akuzuar lidershipin e saj se ushtria ka tjetër mision.
Ndërkohë që si padashje harrojnë se në qeverisjen e 8 vjeçare të PD, Berisha e ka përdorur ushtrinë pa “freksion”, duke filluar nga “Gërdeci” e deri në përfshirjen e institucioneve të FA për të përgjuar opozitën dhe për interesat thellësisht personale.

Madje marrëzia e Berishës dhe Imamit, në atë kohë kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes arriti kulmin, duke e përdorur ushtrinë dhe forcat speciale të Zall Herrit për ëndrrën e “etheve të arit”. Me një urdhër antikushtetues, ushtria me forcat e saj speciale u “pozicionuan” në malësinë e Mokrës dhe ngriti fushimin jo për stërvitje dhe as për të mbrojtur atdheun. Forcat speciale kishin hedhur armët, kishin “rrëmbyer” kazmat dhe lopatat si dhe përdorën mjetet speciale për të kërkuar “thesarin e fshehur” të mbretëreshës ilire Teutë.

Kjo është aq ne sigurtë që ka ndodhur, sa ka pasur dhe një dosje me denoncimin e qeverisë së Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme të drejtuar nga Adriatik Llalla, me akuzën e përdorimit të ushtrisë në mënyrë antikushtetuese.

Llalla, dihet se për “hatër” të Berishës e mbylli çështjen, por jehona e saj vijon të “trondisë” nga themelet të gjithë kërkuesit e thesareve të humbur. Ndërkohë që skandali ka qënë i çuditshëm.

Ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Arben Imami ka blerë pajisje për kërkimin e metaleve dhe i ka përdorur privatisht për të kërkuar një thesar, që ekziston vetëm si legjendë në mendjen e banorëve të asaj treve.

Pas fanepjes së kësaj ëndrre në kokën e Berishës dhe Imamit, një njësi e forcave speciale të ushtrisë mbërriti në rajonin e Mokrës në Pogradec dhe aty ka nisur që të kërkojë atë që njihet si “thesari i Teutës”. Prej kohësh në këtë zonë qarkullon legjenda për një thesar të fshehur nga mbretëresha Teutë, dhe kaq ka mjaftuar për të ngacmuar ëndrrat e Arben Imamit, që e ka përdorur ushtrinë sipas dëshirës të tij dhe të Berishës, për të kërkuar një thesar që do i jepte atij një pasuri përrallore.

Në Ministrisë së Mbrojtjes thuhej se Imami kishte urdhëruar kreun e SHIU-t të asaj kohe, sot Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Ylli Zyla, për të bërë kërkime në zonën e Mokrës, për të cilën përflitej dhe në legjenda se ekzistojnë zonat me flori.

Nisur nga këto gojëdhëna për qypa ilirë me flori, Imami, ka urdhëruar Zylën që të përdorë fondin e SHIU-it (AISM) për të blerë pajisjet e posaçme, detektorë me qëllim realizmin e kërkimeve, për gjetjen e metaleve.

Nga buxheti i AISM janë përdorur rreth 5 milionë lekë për blerjen e kësaj pajisjeje. Gjithashtu fonde për kërkime floriri janë përdorur dhe nga dikastere të tjera që kanë qenë në varësi të Imamit. Kjo mësohet se është dhe një ndër arsyet pse një prej dy nga padive të jetë përfshirë dhe mënyra e përdorimit të ushtrisë e të shërbimit sekret të Ministrisë së Mbrojtjes për gjetjen e thesareve në zonën e Mokrës.

Kallëzimi në prokurori ka shkuar në atë kohë dhe për ish-komandantin e Trupave Komando, Dritan Demiraj, ish-shefin e SHIU-t, Ylli Zyla, si dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, që sot është deputet në qarkun Dibër.

Në këtë marrëzi kërkimi të thesarit të Teutës, me urdhër të Berishës dhe Imamit, ushtria shqiptare ka qëndruar për javë të tëra, duke mos lënë vend pa gërmuar dhe bërë vrima, pavarësisht se nuk arriti të plotësonte ëndrrën e kërkuesit të thesareve në krye të qeverisë shqiptare.

Përdorimi i ushtrisë për të gërmuar për thesaret e mbretëreshës Teutë, bazuar në një legjendë mijëra vjeçare të banorëve të Mokrrës, përbën dhe pikën më të lartë të përdorimit personal të ushtrisë shqiptare nga ana e Sali Berishës dhe e ministrit të tij “të luftës”. Njëherësh bën akoma më të besueshme përdorimin e ushtrisë në punishten e vdekjes në Gërdec. Ndoshta ka ardhur koha që dhe kjo dosje e mbyllur nga Adriatik Llalla të rihapet dhe hetohet./Pamfleti

Lidhur me këtë ngjarje aspak të zakontë, gazetari Marin Mema realizoi edhe dokumetarin: Thesari që kërkonte Ushtria; Çfarë thesari kërkonte ushtria shqiptare në fshehtësi disa vite më parë?