Ashtu sikurse ka njoftuar nesër opozita do të protestojë para Parlamentit, në një kohë kur do të mbahet edhe seanca plenare, e cila është lajmëruar në orën 10:00.
Në kushtet e organizimit të protestës në një kohë të shkurtër sekretariati organizativ i PD ka njoftuar me sms drejtuesit e degëve: Në orën 9:30 protestuesit të mblidhen para Kuvendit!
Siç duket opozita kërkon që të ketë një protestë masive, si dhe të pengojë seancën plenare ku do të betohen dhe katër deputetë të rinj, që i përkisnin listave të LSI-së, në fushatën e 2017-tës, të cilët pranuan mandatin.