osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vota e emigrantëve, remitancat dhe pensionet, të gjitha arritjet e Samitit të Diasporës

Vota e emigrantëve, remitancat dhe pensionet, të gjitha arritjet e Samitit të Diasporës

Samiti 4-ditor i Diasporës, i mbajtur javën e kaluar në Tiranë prodhoi disa rezultate historike, të cilat do të ngrenë në një nivel të ri nivelin e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve tona nëpër botë.

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, bëri sot të njohura disa prej këtyre arritjeve, në një konferencë për shtyp të mbajtur pas mesditës sot në Tiranë.

Vota e emigrantëve – Në këtë Samit, u hodhën hapa konkretë përpara drejt realizimit të votës së emigrantëve në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe në respektimin e kësaj të drejte të garantuar nga ligji në Kosovë, por ende të pazbatuar në praktikë.

Konkretisht, prej muajit korrik, në Parlament është dërguar një dokument i detajuar për mundësimin e kësja të drejte. Shpresohet që dokumenti të bëhet pjesë e reformës së ardhshme zgjedhore, pasi opozita të rikthehet në Parlament.

Remitancat – Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka përfituar rreth 30 miliardë dollarë remitanca, të cilat kanë shkuar kryesisht për të financuar konsumin familjar.

Për herë të parë, tanimë ekziston një strategji për kanalizimin e këtyre remitancave në sektorët kyçë të ekonomisë, si turizmi, agroturizmi dhe prodhimi.

Për këtë qëllim, është dakordësuar ngritja në Tiranë e një Dhome të Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset shqiptare nëpër botë.

Gjithashtu, së shpejti do të fillojë të funksionojë edhe Banka e Diasporës, që do të jetë një instrument i mirëfilltë, i mbështetur nga shteti, për përthithjen dhe kanalizimin e kapitalit të diasporës në ekonomi.

Pensionet dhe risitë e tjera – Me interes kyç për diasporën është njohja e pensioneve. Për këtë qëllim, për herë të parë, shteti shqiptar ka emëruar një Koordinator Kombëtar të Pensioneve, që do të ketë për detyrë të vetëm të çojë përpara negociatat me vendet e interesit.

Në fokus të punës së këtij koordinatori do të jenë fillimisht vendet me popullsi më të lartë shqiptare, si Italia, Greqia, SHBA-të, Kanadaja dhe Anglia.

Një tjetër risi është emërimi i koordinatorit të kalendarit të përbashkët të eventeve që synojnë përmirësimin e imazhit të vendit tonë nëpër botë, duke nxitur turizmin, biznesin, e promovuar vlerat historike e kulturore të vendit tonë.

Aktualisht janë 41 evente të konfirmuara përgjatë të gjithë vitit, nga SHBA-të deri në Japoni, por evente të tjera pritet të shtohen përgjatë vitit.

Një risi shumë e rëndësishme do të jetë edhe themelimi i një Muzeumi të ri në Tiranë, një muze i dedikuar eksluzivisht Diasporës. Deri në ngritjen e këtij muzeu, do të ekzistojë një pavion i dedikuar në Muzeun Kombëtar.

Të tjera arritje të rëndësishme u regjistruan në fushën e arsimit, kulturës, filantropisë, etj.