Sikundër pritej, ish-kandidati i Partisë Demokratike Lefter Maliqi ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Kësisoj ai pritet të hyjë në Kuvend duke përfituar mandatin. Kujtojmë që Maliqi prej kohësh ishte larguar nga Partia Demokratike.
Ai mban aktualisht detyrën e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Kujtojmë që në vitin 2013 Lefter Maliqi e priste me lavde dhe këngë kryeministrin në largim Sali Berisha.
“O Sali t’u bëfsha ferrë,
Merr pushtetin edhe njëherë,
Krah për krah me Lefterë”, thuhej në një nga këngët në mitingun e fushatës në Berat.