Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit 4 kanditëve të LSI pas djegies së mandateve nga ana e deputeteve të kësaj force politike.
Kandidatët që morën mandatin e deputetit janë: Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehi dhe Edmond Rrushaj.
KQZ miratoi me 5 vota pro për dhënien e madatit të deputetit për të katër kandidatët e LSI.
Edmond Rrushaj zëvendësoi ish-deputetin e Tiranës Endrit Braimllarin.
Aurora Mara zëvendësoi ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiun.
Enver Roshi zëvendësoi ish-deputetin e Elbasanit Edmond Haxhinaston.
Ylli Shehi zëvendësoi ish-deputeten e Tiranës Floida Kërpaçi.
Shqyrtimi i projekt vendimeve sot nga KQZ:
1- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.
2- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.
3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.
4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.