Teksa opozita do të protestojë ditën e nesërme para Parlamentit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka dhënë garanci deputetëve të PS për mbarëvajtjen e seancës plenare.
Burime nga mbledhja se grupit të PS bëjnë me dije se deputetët e PS i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të tyre, pasi gjatë protestës së opozitës më 26 shkurt disa deputetë u sulmuan nga protestuesit.
Gjithashtu mësohet se gjatë mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para parlamentit.
Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00, ndërsa opozita do të zhvillojë protestën në orën 09:00.