Njerëzit qanin dhe puthnin autobusin e pluhrosur, sepse brenda ishte këngëtarja e madhe shqiptare – ishte vitit 1980
Kujtime nga Hys Shkreli, moderator i koncertit të vetem te Vaçe Zelës në Prishtinë para tri dekadash
Vaçe Zela! Kur degjova se ke shkuar, se ke ndërruar jetë, mu ngjall një Vaçe , të cilën e takova 34 më parë në kufirin qe ndante Kosovën më Shqipërinë… Ajo Vaçe, e kujtimeve te mia, po hynte në Kosovë për turnenë e sajë të parë e të fundit në këtë vend. Ajo Vaçe, atë ditë Maji , zbriti qetë si një flutur nga një kombi-bus i vjetër. Më përqafoi mua dhe të tjerët qe ishin tubuar për ta pritur… Në atë moment, mu bë sikur po takohëshin dy shekuj, dalë nga një popull. Sepse, aq e gjatë na ishte bërë ajo ndarje. Ne po prisnim në atë kufi afro dyzetë vjet Vaçe…
Kishim dalë në kufirin që atëherë quhej jugosllavo-shqiptar, për të takuar grupin më të madhe e më të njohur të artistëve nga Shqipëria, të cilët po vizitonin për herë të parë Kosovën. As qe kam mund të ëndërroj në atë moment që, një ditë do të lavdërohem pse isha unë ai që e pagëzova kufiri shqitaro- shqiptar, e të tjerët e shpërndanë këtë emër. Atë ditë, më ty Vaçe filloi shëmbja simbolike e kufirit shqiptaro-shqiptar. E vërteta, kënga jote e kishte kaluar e rrënuar atë kufi shumë vite më parë.
Ai kufi, at ditë pranvere të vitit 1980, dukej si “toke e vdekur”, tokë e askuj, pa jetë e gjallëri. Aty s’ kishte arrijtë pranvera kurr, shekujt ishin ndalur. Dhe kjo pamje dëshmonte se sa e thellë ishte kjo ndarje e imponuar midis Kosovës e Shqipërisë. Por, atë ditë, u ngjallë ai vend si asnjëherë më parë, më ty e të tjerët qe po e thyenit at mur duke na sjellur kengëtarët e ndaluar – në Kosovën e izoluar. Vendkalimin kufitar e kishin vërshuar banorë të fshatrave për rreth , të cilët kishin dëgjuar për arrijtjen tënde e të artistëve tjerë të këngës. U dorëzuam para emicioneve. Lulet qe sollem në kufi për ju , u përzien më lote dhe… sikur u rriten për disa minuta. Ti po shkelje për herë të parë në Kosovë. Mbase nuk e dije, se ti kishe jetuar në Kosovë shumë vite – si këngë.Në atë karavan yjesh te kohës , pos teje, ishte edhe Limos Dizdari, Gaqo Çako, Luan Zhegu, Liliana Kondakçi, Zina Zdrava, Hysni Zela, e shumë të tjerë, më të cilët ne jetonim në Kosovë, por kurr nuk i kishim takuar.
Ato vite, pas disa dekadave te izolimit, muri i ndarjes – po plasaritej. Në këtë klimë të re politike, artistët më të njohur të kengës nga Shqiperia, po fillonin turnenë e tyre të parë në Kosovë e Maqedoni. Disa prej tyre, nuk kishin udhëtuar kurr më parë jashtë Shqipërisë. Për herë te parë po shkelnin në një tokë të dytë – shqiptare.Ishin këto, yje të Shqipërisë të cilët ndriçonin edhe në Kosove, mirëpo kurr nuk e kishin parë këtë vend…
Isha gazetar , por bëja edhe moderime spektaklesh publike të asaje kohe. Më zgjodhen të shoqeroja këtë grup dhe të drejtoi koncertet e tyre. Udhëtimi më artistët nga Shqipëria ishte udhëtim nepër kohe, dhëmbje e ngjarje. Mbushur më momente gëzimi e gazmendi, por gjithnjë të përshkuara më situata prekëse e emocionuese. Ishte ndjenjë e çuditshme të celebrojsh takimin e shqiptarëve – më shqiptarët, rilidhjën e rrenjëve të shpërndara, ngjalljen e urave të rrënuara, bashkimin e gjakut të shprishur.
Udhetonim më autobusa nga një qytet në tjeterin. Kudo që ndalëshim, rruga bëhej lum njerëzish, lagja ngjallej, qyteti zgjohej . Zejtarët para dyqaneve, plakat në dritare, të rinjte më lule – sikur takonin ëngjujt e ëndrruar. Mirëpo, në çdo turmë, kishte ndonjë nga “ata”, për të kontrolluar shprehjen e asajë, që politika e quante “manifestim i nacionalizmit”. Ndaj verehej së kishte edhe dashuri të kontrolluar, posacërisht kur njerëzit flisnin më fytyra e jo më goje. Kur goja heshte e sytë, mimika, e shpirti flisnin. E dinim se çdo eufori e tepruar, do te rezultonte më limite të reja nga pushteti jugosllav. Ndaj, edhe në këto emocione kishte vetëpermbajtje.
Në vendet e palestra ku kendonit ju Vaçe, njerëzit prisnin më lule, mall dhe zjarr. Të ekzaltuar, ata xhvishnin këmishat e xhaketat dhe u venin flakën. Digjëshin këmishat e zemrat nga malli. Digjëshin ndarjet e kufijt. Ato koncerte, ishin kremte dhe protestë. Simbolikisht, ata po digjnin kohën e politiken qe ndau kombin. Ndaj, ato tubime nuk ishin vetem muzikore. Ishte ai vit i çmalljes së madhe shqiptaro-shqiptare… Shoqëronte Orkestra e Madhe e Radiotelevizionit te Prishtinës. Me vjen keq qe s’mbaj mend drejtuesit e Orkestrës, por di se Severin Kajtazi, Isak Muqolli, Krist lekaj…ishin nder më të angazhuarit . Kjo Orkestër, për herë të parë po shoqëronte solistë nga Shqipëria, ndaj të gjitha orkestrimet duhej pregaditur, dhe luajtur drejtëpërdrejtë para publikut apo “live” siç do te thonim sot.
Vaçe Zela. Sot, kur dvgjova se je bërë luleborv e Alpeve të Zvicrës, pranë Aleksandër Moisiut, mu ngjall ajo Vaçja e buzëqeshur e para 34 vjetëve, ulur në një autobus të bardhe, (të “Turist Kosovës”) duke pushtuar më sy luginat e Dukagjinit e Majat e Bjeshkëve të Nemura. .
E shoh edhe sot atë fytyrë kureshtare duke shikuar nga dritarja e duke i thithur ato peisazhe të vendin të cilit i kishte kënduar e kurr nuk e kishe parë. E kur autobusi më këtë karavan të këngës ndalej, atëherë krijoheshin imazhet që preknin në shpirt. Njerëz të emocionuar rrethonin autobusin dhe preknin atë metal te ftohte duke kërkuar dorën tënde Vaçe. Policia i shpërndante dhe nuk lejonte hapjen e dyerëve. Të rinjë të emocinuar puthnin autobusin, pse ti ishe brenda Vaçe. Gishtërinjtë e lotët e tyre, linin gjurmët mbi autobusin e pluhrosur qe na e zinte frymën në ato momente. Ata shkruanin vargun e tyre për ju…Ti, Luani, Limosi, Hysniu e të tjerët, përpiqeshit t’i fshihni lotet e ta ruani buzëqeshjen. Shqiptarët qanin për shqiptarët. Per nje çast, harrohëshin të gjitha kengët. Ata ishin aty, jo vetem për të takuar ty, dhe jo vetem për hirë të këngës. Ata donin ta takojnë Shqipërinë e ndaluar. E Shqipëria ishe ti, ne ato momente. Ata po takonin vendin e shkëputur prej tyre, po takonin të kaluarën e humbur, e ndonjëri edhe rininë e shënuar më këngët tua. Nga ata qe prisnin, kishte edhe njerëz të cilët kishin bërë burg për një këngë tënden ose të këngëtarëve të brezit tend. Për gjeneratat e sotme, kjo pamje, veshtirë shihet si e tillë…Shqipëria, në atë kohë ishte shumë, shumë larg. Ti udhëtove gadi dyzet vjet për të arrijtur në Kosovë.
Vaçe Zela. Kur dëgjova se paske shkuar, për disa çaste kalova Atlantikun dhe u këtheva në qytezën e vogël të Therandës (Suaharekës). Mu ngjalle Vaçja, në atë drekën e parë që patem svbashku në restoranin “Ballkan”. Aty ishim pakëz më të izoluar nga publiku, ndaj biseduam gjatë pvr shumë gjëra, por jo edhe për ato që na interesonin më se tepërmi. Për ato, nuk të pyeta e as nuk më pyete. Sepse e dinim se rreth nesh ishin “ata”. Saherë që biseda jonë bëhet më e afertë , ndonjeri nga “ata” afrohej e ndërhynte më ndonjë pyetje të pakuptimt. “Ata” ishin edhe nga ana juaj, edhe nga ana jonë, Nga Sigurimi i Shqipërisë dhe Sigurimi Jugosllav. Pak a shumë, ne e dinim cilët janë, ndonëse ishin të kamufluar si “asistent regjisor”, “ndihmës teknik”, “shofer” etj. Ishte ndjenjë ngulëfatëse të flasish pa fjalë. Të ndjesh dikend aq të afërt, por të mos mund te bisedojsh lirëshem. Fytyra plot shprehje e goja memece. Aty dëgjova më tepër për jetën tende. Mësova që ishe nuse e Kosovës, sic do të thonin vëndasit e mi, pasi bashkëshorti yt kishte rrenjët nga Janjeva. Ti kuptove më mirë se sa e njohur dhe e respektuar ishe në këtë vend të cilin po e zbuloje. U befasove kur të thash se, në këtë anë të Alpeve, të quajnë Mirej Matje shqiptare. Modestia jote, të bënte edhe më të madhe se që të dinim.
Lexoja fytyren tënde dhe shihja përplasjen e ëndrrave tona mbi Shqipërinë e panjohur. Lexoja veshjen tënde të thjeshtë por elegante dhe bëhesha skenë e jotja. Dëgjoja fjalën tënde dhe tërë ato këngë të njohura bëheshin dialog i asajë dite. Unë kisha njëmijë pyetje, ti padyshim shumë përgjigje, por i heshtem dhe ia lamë kohës. Pastaj, shikoja fytyrën e Agron Çobanit, i cili ju printe, asokohe drejtor i Radio Tiranes. Fytyra e tij, më ngjallte tregimet për shqiptarët të cilet burgosur nga pushteti jugosllav, vetem pse kishin dëgjuar haptas Radio Tiranën e ndaluar. Jeta eshte plot ironi. Ai rrinte i heshtur dhe askush nuk e njihte, sepse ishte ti Vaçe ajo qe të njihnin dhe donin të t’ takojnë.
Po bisedonim sikur njiheshim prej vitesh edhepse kurr nuk ishim parë. Gjenerata ime ishte rritur më këngët tua. Ne qe kishim vizituar Shqipërinë në atv kohë, e dinim se “Valsi yt i lumturisë” nuk ishte për lumturinë e atyre viteve, por, vals i një lumturie të imagjinuar – që mungonte . Kënga jote për “Diellin e ri”, kishte një porosi univerzale e optimizim njerzorë. Do të mund të këndohej në çdo kënd e cdo gjuhë të botës.
Ditet tona sëbashku, pasuroheshin me ngjarje, biseda, e humor. Limoz Dizdari, Gaqo Çako, Luan Zhegu e të tjerët, kishin sjellë me vete jo vetem këngët, por tërë sharmin e fshehur të Shqipërisë. Duke e njohur pak a shumë gjendjen në Shqipëri, unë gabimisht kisha fituar përshtypejn se atje, njerëzit nuk kan kohë për të qeshur. Mirëpo ju, me barsoletat e tregimet tuaja , e rrenuat at mal dyshimi, dhe na bëtë të ndjehemi si një familje që po jetonte në bashkvsi me vite. Ato ditë, e bëmë një Shqipëri të Bashkuar, një Shqipëri të Madhe sa kënga jote.
Në çdo qytet qe vizitonim shpërthenin vullkane admirimi e dashurie për ju. Por, ndeshnim edhe ndonjë befasi të pakëndshme. Gadi në do sallë , na priste Titoja i varur në mur , si nje mumi . Zyrtarët nga Shqipëria kishin kerkuar që të largohet fotografija e këtij diktatori. Ky ishte qendrim më të cilin nuk bëheshin kompromise. E njejta rregull vlente për artistët nga Kosova në Shqipëri: Fotografija e Enveri nuk guxonte të ishte në sallë. Ndaj, pyetja më delikate ishte se, kush do ta largojë Titon nga koncerti. Disa herë, kjo çështje gadi solli nderprerjën e turneut. Udhëheqësit lokal, kishin frikë ta largojnë. Mirëpo në momentet e fundit gjendej dikush i “gjithëfuqishem” që Titone nxjerrëte jashtë. Njëri prej atyre që merreshin më këtë punë ishte udhëheqësi i atëherëshem i Radio Prishtinës Shaban Hyseni, të cilit ia kishte besuar kujdesin për ceshtjet e nxehta politike. Ndonëse atë e akuzonin si titoist, ishte ky ai që zakonisht e nxierrte Titon nga salla. Shumë vite më vonë, Titoja nga varri, ju hakmuarr Hysenit; E shkarkuan nga puna dhe të gjitha funksionet, pse kishte larguar fotografinë e Titos ne sallat ku këndonin artistët nga Shqipëria.
Në mbrëmje fillonin koncertët ku shpërthenin të gjitha ndjenjat shqiptare. Ishin ato koncerte të këngës dhe lotëve, të haresë e tensionit. Publikun e vërshonin emocionet. Fytyra e sy te etshëm te njerëzëve, sikur mbulonin skenën tënde Vaçe. Në ajr verehej ekzaltimi, e zbrazja e ndjenjave të mbytura më vite, dhe nostalgjija e malli për të ndaluaren, të largëtën, të ëndërruaren…Njëkohësisht, si një korb mbi kokë, na rrinte presioni i imponuar nga cenzura e autocenzura. Njera vinte nga pushteti, e tjetra nga droja që të mos t’ i thyejmë rregullat e imponuara. Duhej matur çdo fjale qe flitej, posacerisht para publikut. Çdo këngë, tekst e konferansë, kalonte nepër llupën e cenzorëve nga të dy palët. Tani, kishim cenzorët nga të dy anët, dy diktaturat.
Eprorët tu , më këshilluan që moderimin ta bëj sa më zyrtar . Ata kritikuan pse moderimi im, sipas tyre, dukej pakëz perendimor. Më këshilluan që të mos e ngrisë zërin, kur shqiptoj emrat e artistëve, sepse kjo ua kujtonte moderatorët italian, stil ky i vleresuar si modernist e borgjez në Shqipëri. Pastaj, unë mora kritika edhe nga ana tjetër, kosovare. Pasi që në atë kohë, dygjuhësia në Kosovë ishte e obliguar në tubime publike, më thanë së do te duhej pershendetur publikun më një fjali edhe në gjuhen serbokrate, ose do te angazhonin një serb Ishte ky nje provokim. Nëse publiku serb, vjen në koncerte të Vaçe Zelës, atvherë bisedojmë për çeshtje, sygjerova unë.
Vaçe Zela. A të kujtohet koncerti në Prishtinë? Na the, së as në Shqipëri nuk kishe përjetuar momente te tilla. Ishte ngjarja më e madhe skenike që kishte parë Prishtina në ato vite. Në Palestrën e Sportit, ku mbahej koncerti, po takohëshin të gjithë lumejtë shqiptarë. Njerëzit nga rajonet, kishin ardhur për të i lidhur dekadat e shkëputura nepërmjet zërit tënd. Ti e ndeze Prishtinvn dhe ua shkunde rrudhat atyre që kishin filluar të vjeshtohën e nuk shpresonin që një ditë do të t’kenë në skenën e qytetit të tyre. Këngët tua i dhanë një shpirt të ri atij qyteti. Sot, sikur i shoh imazhët e nënave që sjellnin edhe foshnjët e tyre për t’ u fotografuar më ty, të bindura së ato momente nuk vijnë më, por bëhen histori.. A to kujtohet gazetarja që nderpreu intervistën më ty, sepse nuk i permbante dot lotët…Njerëz që kurr nuk të kishin takuar, hynin më fëmijë, nëna, gjyshe… në dhomën tënde prapa skenës, dhe shtangoheshin kur të shihnin: Ata qanin – ti qaje. Kishte diçka te çuditshme, gadi hyjnore në ato përqafime. Herë herë, u ngjanin takimit më dikend që sapo da dal nga burgu. Disa, si të hipnotizuar qëndronin para teje e ti puthnin duart. Nuk flisnin shumë. Lotët u zenin vendin fjalëve. Dhe, këto skena persëritëshin pa ndërpre.
Ata natë, ajo sallë u be lulishte që këndonte më ty. Njerëzit prej ngado sjellnin lule për ty dhe kengëtarët tjere… Pastaj kuptova se tufat me lule, kishin një sekret brenda. Njëri nga “ata” (që supozoja së ishte i Sigurimit të Shqipërisë), mu afrua dhe me dha një si gjysëm-urdhër: “Lulet do ti pranojsh vetem ti, jo artistët, dhe do ti sjellish në zyrën tonë…” Ai donte të le përshtypjën se kjo ishte çeshtje e sigurisë, mirëpo shpejt zbulova të vertetën. Në një moment, gabimisht hyra në dhomën e “atyre” dhe verejta lule të shpërndara nëpër dysheme. Ata kerkonin diçka midis luleve. I diferencojne lulet, bera sarkazmë në vetvete. Vetem atëherë kuptova së femra e mëshkuj nga publiku, heqnin stolitë e arit nga trupi, dhe i fshihnin midis luleve për të ua dhuruar artistëve në skenë. Çiftet, po dhuronin kujtimin e shenjtë të kurorës së tyre – unazën e martesës. Ishte ajo gjëja më e vogël e mirënjohjes admiruese që mund të shprehnin ne ato momente per ju.. Urdhërin për lulet, kryesisht e injorova duke aktruar ngathtësinë. Sepse, nuk mund të grabisja lulet qe ishin sjellë per ju, as unazat e martesës qe kishin dalë nga duart e adhurueseve tuaj, per ty e të tjerët…Ata lidhnin kurorë të re – më kengët tuaja.
Vetem një vit më vonë Vaçe, mu ne ate vend e lagjë ku ti këndoje, u derdh gjaku i rinisë shqiptare në demostratat e 81-it. Vitët filluan të bëjnë hapa dekadash në Kosovë…
Vaçe Zela. A të kujtohet mbrëmja e fundit para se të ndahemi në Ohër? Nata e fundit në Hotelin “Metrpopol”, ku kënduam, festuam e qeshem deri në mengjes. E ne agim, si një këmbonë, na ngriti në këmbë Gaqo Çako me thirrjet e tij nga teraca e hotelit, më tërë zërin që kishte…”Ooo Selimoooo”…Kush është Selimi, pyetem ne? E dinim se Gaqo kishte pirë pakëz raki, por nuk ishte i dehur. Thërriste më tërë zërin. Pastaj sqaroi se, matanë liqenit, në Poradec, paska një kolegë ushtrije qe quhej Selim …” Dua ti them atij , ja ku jam unë e ku je ti”, shtoi ai.Për ne, kjo tinglloi si humor ,pasi s’dinim nëse nga Selimi kishte kujtime të mira apo të keçija.
Një orë më vonë, Gaqo Çako, dhe të tjerët, ishin pertej liqenit, në anën e Selimit… Ne që mbetem në këtë anë të liqenit, e veshem pikllimin. Të dy palët po kthëheshim në botërat e tyre të ndara. Shqipëria e Madhe e Këngës, të cilën e ndertuam gjatë atyre ditëve, përfundoi. Serish u nda në dysh…
Vaçe Zela. Pas tri dekadash,u këtheve për herë të dytë në Prishtinë. Herën e kaluar na solle këngën, kësaje radhe – pikllimin. Hyre për herë të fundit në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe nga aty shkove lartë në qiell. Yjet si ti – i takojnë qiellit. U bashkove më yjët tjera shqiptare, Elena Gjikën, Aleksander Moisiun, Gjon Bellushin, Elena Ciriqin, Ibrahim Kodrën, Bekim Fehmiun.Ti mbetesh Teuta jonë e këngës tonë . Të fala yjeve Vaçe. Pusho atje lartë të Dielli yt i Ri , dhe vazhdo te ndiçojsh…
Ne Foto: Nga perfundimi i koncertit ne Prishtine. Nga e majta: Limos Dizdari e Shpresa Berisha,Luan Zhegu e Luan Hajra, Liliana Kondakci e Shahindere Berlajolli, Hys Shkreli moderator, dhe nje person i paidentifikuar, Isak Mucolli (violine), Vace Zela (shenuar me shixhete),Burbuqe Rushiti (gazetare), Nazmije Hoxha, dhe Shpresa Gashi (ne thellesi) Prapa: Nje pjese e Orkestres se Madhe te Radiotelevizionit te Prishtines