osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reforma e dytë agrare e dy komunistëve… Ligji 7501! Nano: Të ngrihen kartonët njëherësh , të duartrokitet votimi i ligjit ulëriste Berisha!

Reforma e dytë agrare e dy komunistëve… Ligji 7501! Nano: Të ngrihen kartonët njëherësh , të duartrokitet votimi i ligjit ulëriste Berisha!

as diskutimeve të pafundme në seancën e Kuvendit, mes socialistëve dhe demokratëve nisin negociatat për të realizuar një votim konsensual. Në seancat e dy ditëve të fundit ‘bien nervat’, kjo siç duket nga këto negociata. Kreu i PS-së, Fatos Nano, kërkon një shprehje vullneti, votim me karton njëherësh, duke shmangur procesin e votimit nominal. Kreu i PD-së, Berisha, ndërkohë nuk e jep e veten, por sa miratohet neni 2 kërkon që të duartrokitet një votim i tillë.

Abdi Baleta – Për çfarë votohet, s’e kuptoj! Unë votova një herë; tri herë do të votoj sot?

Aleksandër Meksi – E ndërpretë ju votimin.

Abdi Baleta – Jo, s’e kemi ndërprerë ne.

Aleksandër Meksi – E ndërpretë, sa thamë që do të bëjmë votimin, ju filluat të bëni diskutime, deklarata.

Abdi Baleta – Jo, jo, unë jam që të votohet siç u fillua votimi. Ajo është krejt e gabuar. Kemi të bëjmë me tri propozime. Këtu ngatërrohet një gjë, më falni, për procedurë: votohet për të fundit, kur është fjala për amendamente, sepse amendamentet i modifikon një tekst bazë. Këtu nuk është fjala për amendamente, por është për tri propozime, për tri formulime, që qëndrojnë veç e veç dhe atëherë duhet filluar nga i pari. Prandaj, e kanë gabim ata zotërinj që duan të përdorin procedurën e amendamentit, kur është fjala për formulime të pavarura.

Aleksandër Meksi – Unë lexova tani në fund, kjo është radha. (Fillon përsëri votimin nominal).

Abdi Baleta për variantin e deputetit Lutfi Dautllari.

Abdi Baleta – Për atë e kam shumë thjesht, votoj kundër, prit të ngre dhe letrën.

Aleksandër Meksi – Pavllo Bojaxhiu. Ju lutem dhe me zë.

Përparim Ruzi.

Gëzim Gurazi.

Kristaq Odriçani.

Fatos Zotkaj.

(Vazhdon votimi nominal, ndërkohë, dëgjohen dhe zëra nga salla)

A ka mundësi të rrini urtë? Kush flet, të thotë emrin që ta nxjerrim jashtë (ndërkohë votimi ndërpritet). Ju lutem edhe një herë, me zë dhe me karton. Mundësisht të mos flasin të tjerët. (Fillon edhe njëherë votimi nga e para) Abdi Baleta.

Abdi Baleta – Baleta për propozimin e Dautllarit do të votojë “kundër”, sepse ruan feudalizmin shtetëror.

Aleksandër Meksi – Mos na prishni votimin. Pse ndërhyni me fraza në procesin e votimit? (Vazhdon votimi nominal) Përgjigjet “Pro” ose “Kundër” nuk dëgjohen mirë në magnetofon, prandaj nuk janë hedhur.

Ismet Ferizaj.

Ismet Ferizaj – A kam të drejtë të flas?

Aleksandër Meksi – Jo, kemi folur një javë rresht për këtë çështje. Abstenoni? Në rregull Ismet Ferizaj abstenon. Kur nuk merr pjesë në votim, do të thotë abstenim. (Vazhdon votimi nominal)

Neritan Ceka – Nuk marr pjesë në votim.

Aleksandër Meksi – Abstenoni?

Neritan Ceka – Jo, e quaj të pavlefshëm këtë votim. Këtu nuk bëhet komedi me popullin.

Neritan Ceka – Jo, e quaj të pavlefshëm. (Ka debate në sallë)

Aleksandër Meksi – (Lexon deri në fund listën e deputetëve. Dëgjohen diskutime nga deputetët) Ju lutem, jemi në procesin e votimit. Kanë mbaruar diskutimet për këtë problem. Rezultati: 106 vota pro, 52 kundër, 19 abstenime. Ky votim ishte i nenit 2 dhe, njëkohësisht, ishte dhe për miratimin në parim të ligjit sipas këtij parimi bazë.

Kalon ligji në parim. Pranohet, gjithashtu, edhe neni 2, sipas propozimit të Lutfi Dautllarit. Do të kalojmë te neni 1, nenin 2 e votuam, do të kalojmë te neni 3.

Një deputet – Derisa kishte tri propozime, t’i votojmë dhe ato dhe të shikojmë kush fiton më shumë vota.

Aleksandër Meksi – Nuk fitoni!

Sali Berisha – Zoti Kryetar.

Aleksandër Meksi – Urdhëroni!

Sali Berisha – Zoti Kryetar, kam një pyetje: Do të ketë votim për variantet e tjera të nenit 2 apo jo? I lutem Kryesisë të më sqarojë, se jam i paqartë. A do të ketë votim përsëri apo do të mbetet në fuqi varianti famëkeq që u votua përpara.

Aleksandër Meksi – Në rregull, duhet të ketë votim, në qoftë se presupozohet që mund të marrë më tepër. Ky variant mori 106 vota “Pro”, duhet të marrë një të tretën e votave. Këtë diskutim e kemi bërë me dhjetëra herë, mos bëni sikur nuk e dini. Duhet një e treta e votave për të fituar, fiton në qoftë se merr më shumë vota se variantet e tjera, por një e treta mjafton…

Aleksandër Meksi – Neritan Ceka.

Neritan Ceka – Kemi arritur në një pikë shumë të rëndësishme. Qeveria na ka paraqitur një ligj dhe ka marrë përsipër një barrë tejet të rëndë dhe mendoj se është ajo që do ta realizojë këtë detyrë. Prandaj, i ftoj deputetët që ta mbështesim qeverinë në propozimin që na bën.

Faleminderit!

Aleksandër Meksi: Jani Jani.

Jani Jani (Omonia) – Duhet medoemos të mbështesim qeverinë, prandaj dhe grupi i Omonias e mbështet këtë variant, variantin e dytë.

Aleksandër Meksi – Nuk do të fillojmë diskutimin. Në rregull.

Sali Berisha – Zoti Kryetar, mendoj të votohet nominalisht se është votim historik.

Aleksandër Meksi – Abdi Baleta.

Abdi Baleta – Zoti Kryetar, unë nuk mund ta pranoj arsyetimin se propozimi i zotit Lutfi Dautllari është po ai, se ndryshe pastaj na paragjykon qëndrimin tonë. Votuam kundër propozimit të zotit Dautllari dhe, po të pranojmë arsyetimin se është po ai, ai na detyron të paragjykojmë qëndrimin tonë, prandaj nuk besoj se duhet pranuar ai lloj arsyetimi.

Aleksandër Meksi – Ju lutem, kalojmë në votim! Abdi Baleta (Fillon votimin nominal. Ndërkohë ka diskutime në sallë). Ju lutem tani, për dy minuta e kalojmë votimin nominal.

Shaqir Vukaj – Në emër të shumë deputetëve të Partisë Socialiste, propozoj që varianti i qeverisë të miratohet me konsensus, pa votim.

Aleksandër Meksi – Votimi për konsensus është votim nominal ose jo nominal. Duan nominal, çfarë të bëj unë tani. Fatos Nano.

Fatos Nano – Duke qenë një forcë politike e angazhuar realisht për stabilizimin e vendit dhe për mbështetjen e Qeverisë së Stabilitetit, mbështes propozimet e mëparshme. Ky ligj do të ishte një mesazh qetësie sikur të bëhej me të gjithë kartonët ngritur njëherësh.

Aleksandër Meksi – Zoti Berisha.

Sali Berisha – Zoti Kryetar i seancës, unë mendoj se teleshikuesve shqiptarë këto ditë Parlamenti u ka krijuar një tension me diskutimet në emër të këtyre e të atyre parimeve. Tani të mos luajmë më lojën e votimeve, por të procedojmë me votim nominal, siç u procedua me dy të tjerët. Votimi është historik dhe duhet të shprehet çdo deputet për variantin e paraqitur. Siç u respektua zoti Lutfi Dautllari në variantin e tij nominal, të respektohet edhe Qeveria e Stabilitetit në variantin e paraqitur me votim nominal.

Aleksandër Meksi – Vazhdojmë me votimin nominal, të mos humbim kohë. Fillojmë atëherë. (Në sallë ka kundërshtime) Duhet qetësi që të fillojmë.

Ylli Bufi – Meqenëse çështja që do të votojmë tani është tepër e rëndësishme dhe përbën një nga çështjet themelore të programit të qeverisë, unë mendoj që ashtu siç e mori qeveria votëbesimin me kartonët e ngritur lart, do të dëshiroja që edhe në këtë rast të shprehej një votëbesim i tillë.

Një deputet – E nderuara Kryesi, propozimet u bënë. Është në kompetencën tuaj të vendosni mënyrën e votimit. Ju lutem shumë, vendosni dhe të fillojmë, sepse po humbasim kohë kot. Unë ngul këmbë për këtë.

Aleksandër Meksi – Fillojmë atëherë. Ju lutem, na e latë neve në kompetencë, tani pranoni e na kritikoni pastaj. Ju nuk bini dakord të gjithë. Unë s’e marr vesh. Votuam dhe për propozimet e tjera në këtë mënyrë. Jemi të detyruar të votojmë tani, derisa ka kërkesa.

Panajot Barka (Omonia) – Desha të them këtë gjë: Para se të fillojmë punimet e këtij sesioni, fillimisht punën e parë që kemi bërë, kemi miratuar një rregullore. Edhe për çështjen e votimeve të tilla, ajo që vendos është Kryesia. Prandaj vendosni dhe të fillojmë, që të mos humbasim kohë, aq më tepër që ky votim është vazhdim i një procedure. Përderisa për dy propozimet e tjera kemi vazhduar me votim nominal, edhe ky propozim nuk ka arsye pse të mos bëhet kështu.

Abdi Baleta – Zoti Kryetar, unë kam një vështirësi në votime. Meqenëse më takon të votoj gjithmonë i pari, më hiqet mundësia që të orientohem nga qëndrimet që mbahen në sallë dhe ky është një element i votimit, pavarësisht se nuk është element thelbësor. Do të dëshiroja që fillimi i votimit të bëhet me short.

Aleksandër Meksi – Unë mendoj se çështja është shumë serioze, pasi për këtë projektligj na pret i gjithë populli. Nuk them që ta fillojmë këtë procedurë me këtë propozim. Abdi Baleta… (Fillon votimi nominal)

Abdi Baleta – Atëherë, më detyroni që unë të abstenoj kundër vullnetit tim.

Aleksandër Meksi – Është dëshira juaj, ju lutem! Përgjegjësinë e mbani ju. Unë e kam emrin Aleksandër Meksi, nuk e kam Abdi Baleta. (Vazhdon votimi nominal)

Kastriot Islami – Ju lutem, ngriti kartonin dhe thoni me gojë “pro”, kundër”, “abstenim”, që t’i mbajmë shënim. (U drejtohet teknikëve) Ju lutem, hapni të gjithë mikrofonat!

(Vazhdon votimi nominal. Kur lexon emrin e Qemal Dishës, ai thotë: Te shprehem, një minutë.”)

Qemal Disha – E gjykoj që të votoj kundër këtij propozimi, pasi mendoj se është në dëm të interesave të popullit dhe të zonës që përfaqësoj, sepse e kam pyetur ditën e diel.

(Vazhdon votimi nominal deri në emrin e deputetit të fundit në listë.)

Aleksandër Meksi – (Komunikon rezultatin e votimit nominal) Pro -158, kundër -13, abstenime – 24. (Duartrokitje)

E enjte, seancë e datës 18.07.1991

Aleksandër Meksi – Fillojmë sipas procedurës me votimin e nenit të parë. Ju lutem, komisioni! Zoti Sulejman Pepa e ka fjalën.

Sulejman Pepa – Për nenin e parë komisioni nuk ka ndonjë vërejtje esenciale, vetëm bën një sugjerim që në pikën “e”, pas fjalës “këneta” të hiqen fjalët “veprat që destinohen për mbrojtje, kombinate, ujësjellës”, sepse përfshihen në formulimin më lart, ku thuhet: “Ndërtime ekonomike, reparte ushtarake”. S’ka pse të përsëriten. Kërkon një redaktim, më tepër.

Aleksandër Meksi – Nga grupet ka ndonjë vërejtje? Lutfi Dautllari.

Lutfi Dautllari – Grupi ynë është dakord me sugjerimin e komisionit.

Aleksandër Meksi – Grupet e tjera? Urdhëroni!

Sali Berisha – Zoti Kryetar i seancës, së pari, dua t’u uroj fshatarëve të Shqipërisë fitoren që arritën…

Aleksandër Meksi – Vërejtje për këtë nen, ju lutem! (U drejtohet teknikës) Shuajeni zërin! (I drejtohet Sali Berishës) Ju tërheq vëmendjen për prishje të procedurës së votimit. Keni gazetë në dispozicion, para e mbrapa, të më shani. Ju lutem!

(Sali Berisha flet nga vendi)

Kastriot Islami – Mos flisni pa leje, zoti Berisha!

Aleksandër Meksi – Ju lutem shumë tani! Rexhep Uka, keni ju vërejtje? (Nuk ka) Atëherë, kush është dakord për miratimin e nenit të parë, me këtë vërejtje të bërë nga komisioni? Kundër? Abstenim?

Miratohet me shumicën e votave. Nenin 2 e miratuam dje. Tani kemi nenin 3. Komisioni, ju lutem!

Rexhep Uka – Qëllimi i nenit 3 është që toka jepet pa shpërblim. Kur themi që jepet për veprimtari bujqësore, blegtorale dhe ndërtesa, kemi parasysh nenin e parë, që bën klasifikimin e tokës: në toka bujqësore, në toka të zëna me pyje dhe në toka jobujqësore, që përfaqësojnë truallin e ndërtimit. Prandaj e ritheksoj që qëllimi i nenit 3 është për të theksuar që toka jepet pa shpërblim.

Për sa i përket çështjes “brenda vijës së verdhë, jashtë vijës së verdhë” ka legjislacion tjetër që e cakton këtë punë.

Aleksandër Meksi – Një saktësim e do. Urdhëroni, zoti Berisha!

Sali Berisha – Unë mendoj që ky ligj, me nenet e tij, të rishqyrtohet edhe një herë, sepse formulimi i tij ka qenë mbi bazën e ruajtjes së skllavërisë së tokës nga shteti dhe ka ruajtur sistemin shkatërrimtar të kooperativave bujqësore. Shumë zotërinj këtu, zoti Kryetar, deshën mbrëmë t’i ruajmë përsëri. Prandaj, ju lutem, mos na harxhoni kohë, por ta shihni edhe një herë nga fillimi në fund, mbi bazën e nenit 2, që u miratua mbrëmë këtu. Më fal, nuk kemi kohë për të humbur këtu dhe populli nuk ka durim ta ndjekë, prandaj ta marrë komisioni dhe të punojë mbi të. Të hidhet në votë propozimi.

Themie Thomai – Mua më duket se deputeti Rexhep Uka ka të drejtë për nenin 3 që ngul këmbë, se na duhet ta definizojmë, pavarësisht nga sqarimi që dha deputeti Ylli Bufi, sepse tokën ne e kemi të paktë dhe duhet ta kursejmë…

Aleksandër Meksi – Dhimitër Anagnosti e ka fjalën.

Dhimitër Anagnosti – Thelbi i nenit është për të thënë që toka jepet pa shpërblim. Tani unë nuk e di se si do të kuptohet kjo nga masat, nga personat fizikë, domethënë nga fshatarët, të cilët kanë futur tokën e tyre dhe tani u thuhet se jepet pa shpërblim. Mua më duket se neni nuk është në rregull. Mund të jepet pa shpërblim ajo tokë që është hapur e re nga shteti, por jo në përgjithësi. Në qoftë se thelbi i nenit është që toka të jepet pa shpërblim, të specifikohet se cila tokë është pa shpërblim, sepse s’mund të kuptohet këtu që për tokën e vet t’i thuash ta falësh, kur ai njëherë e ka paguar dikur këtë tokë.

Aleksandër Meksi – Kemi një variant të tillë: “Toka u jepet në pronësi dhe në përdorim personave juridikë e fizikë vendas… (ndërprerje incizimi)

Bashkim Kopliku – …Unë them që ta thjeshtojmë fare: “Toka u jepet vendasve pa shpërblim.” Të gjitha të tjerat në ligj më duken të tepërta, nuk e di pse janë. Faleminderit!

Aleksandër Meksi: Zoti Azem Hajdari e ka fjalën.

Azem Hajdari – Marrëdhëniet e përdorimit të tokës rregullohen nëpërmjet kontratave të subjektit ose të shtetit, i cili jep në përdorim tokën dhe kjo s’ka nevojë të sanksionohet “në përdorim” këtu. Këtu caktojmë vetëm marrëdhëniet e pronësisë dhe atë që e gëzon tokën. Prandaj të themi që toka jepet pa shpërblim, ashtu siç tha zoti Bashkim Kopliku dhe s’ka nevojë të rregullojmë marrëdhënie tjetër. Atë gjë që ma jep mua, unë e përdor si të dua, se është prona ime dhe unë jam pronari. Ndërsa ajo tjetra, që shteti do të ma japë në pronësi apo do të ma japë në përdorim, ndërtohet në bazë të kontratave me subjektin, me qira apo si e bën vetë shteti ose personi juridik etj., që e ka tokën e vet. Prandaj ne ta sanksionojmë, edhe mbrëmë e votuam këtë, dhe nuk ka pse ta zgjasim. I ftoj deputetët që të mos humbim kohë, por ta votojmë këtë.

(Debatet fokusohen për orë të tëra për nenin 2 dhe 3 dhe pasojat që jep ai, sipas formulimit të miratuar më parë. Shënim i redaksisë. Vijohet diskutimi për nenet 4 dhe 5, por pa u hedhur në votim.)

Një deputet – Shokë të Kryesisë! Mendoj se nuk është krejt faji i deputetëve që po braktisim sallën, por sepse nuk po e drejtojmë drejt dhe për një nen kemi gjithë ditën që diskutojmë. E lagu s’e lagu për një fjalë të vetme. Tani është fare i qartë neni 3. Duke përjashtuar atë çka thanë të gjithë, që të hiqet ajo që ka të bëjë me tokat e ndërtimit, problemi është i qartë, prandaj dhe po braktiset salla. Asnjë nuk ka dëshirë që të qëndrojë këtu.

Kastriot Islami – Nuk jam shumë dakord me vërejtjen që s’po e drejtojmë mirë seancën. S’po doni të drejtoheni mirë më duket. Ju lutem!

Aleksandër Meksi – Qartësia ime është tjetër, e jotja është tjetër. Dhe unë me qartësinë time kam zgjedhur një variant dhe do të votoj për të. Derisa më ngulni këmbë që votoi të gjitha, domethënë që s’jemi të qartë. Kalojmë në votim!

Aleksandër Meksi – (Për nenin 5) Është thënë, 1 minutë, sasia dhe vendi, që këtu duhet thënë ajo, po u tha.

Xhelil Gjoni.

Xhelil Gjoni – Unë them ta mendojmë edhe njëherë këtë çështjen e frymëve dhe të kurorave. Nuk bëj pjesë në fshat, nuk më takon asnjë gjë, por prisni një minutë! Janë familje të reja fshatare që do të rriten, do të zhvillohen. Them mbase është më e arsyeshme për kurorë.

Aleksandër Meksi – Ndriçim Hysa.

Ndriçim Hysa – Unë kam mendimin që sugjerimi që bën shoku Xhelil dhe shokët e tjerë them që të jetë ndarje për frymë, por të ketë limit. Pra, jo më pak sesa një limit i caktuar dhe jo më shumë sesa kaq, duke i futur dhe familjet e reja brenda, se ndryshe nuk ka se si të bëhet; pra, duhet të ketë limit. Jo më shumë sesa kaq dhe jo më pak sesa kaq, se ndryshe unë jam burrë e grua, më takon vetëm 4 dynymë. Nesër do të kemi…, prandaj unë them jo më shumë sesa të caktojnë ata shokët dhe jo më pak sesa kaq. Kjo është koha më e drejtë. Ky limit të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

Një deputet – Më duket se për nenet 5 dhe 6 diskutojmë kot. Mbas riformulimit të nenit 2, këto dy nene nuk kanë më kuptim. Mendoj se për ato mendime që po shfaqin shokët, mund ta pasurojmë në nenin 7 dhe s’ka nevojë të jenë fare këto dy nene.

* * * * * * *

Pas një votimi në amulli kalohet direkt në nenin 26 të draftit.

Fehmi Abdiu – Mua më duket se ne po merremi me probleme që nuk kanë të bëjnë me ligjin direkt që po shqyrtojmë. Shqetësimi që parashtruan një shumicë deputetësh për sistemimin e specialistëve të bujqësisë është i drejtë, por nuk është koha sot për të diskutuar rreth këtij problemi. Ju lutem, të mbarojmë ligjin “Për tokën”; ta përfundojmë këtë dhe pastaj qeveria kur të diskutojë të gjitha këto probleme të tjera, të karakterit social, me siguri do të gjejë, do të vendosë e do të marrë vendime dhe për këtë kategori specialistësh, do të zgjidhë dhe problemin e sistemimit të tyre në punë, të asistencës sociale të tyre, ashtu siç do të jetë dhe për gjithë specialistët e tjerë. Prandaj, ju lutem, t’i përfundojmë këto lloj diskutimesh, t’i mbyllim shpejt, të miratojmë ligjin dhe të shohim punët e tjera, se po japim një shembull shumë të keq për rendiment në punë.

Aleksandër Meksi – Kush është për ta miratuar formulimin që propozoi Ndriçim Hysa? Kalojmë në nenin 24.

Sulejman Pepa – Për nenin 24 kemi këtë formulim: “Me miratimin e këtij ligji, ligji nr. 5686, datë 22.2.78 “Për mbrojtjen e tokës”, si dhe të gjitha dispozitat e tjera që bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”.

Aleksandër Meksi – Unë kam vetëm një shtesë, nuk e di, a e lexuat, “Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e vendimet përkatëse për vënien në jetë”.

Sulejman Pepa – E gjykuam atë çështje.

Aleksandër Meksi – Po hyni në nenin 25 ju?

Sulejman Pepa – Në nenin 23 e ngarkuam Këshillin e Ministrave për kriteret, për ndarjen, për regjistrimin, për kalimin në pronësi, për vlerësimin, për dhënien me qira. Të gjitha këto janë akte nënligjore që do të nxjerrë Këshilli i Ministrave.

Aleksandër Meksi – Në rregull. Kush është për ta miratuar, ju lutem sipas komisionit? Kundër? Miratohet. (Dikush nga deputetët flet nga salla.) E kemi përfshirë atë dje. Në një formë tjetër është përfshirë dje propozimi tuaj.

Sulejman Pepa – Nenin 25 s’është e nevojshme ta miratojmë. Ai duhet të hiqet dhe komisioni e ka hequr.

Aleksandër Meksi – Jeni dakord me propozimin e komisionit për ta hequr? Miratohet. Neni 26, numërimi ndryshon, kuptohet.

Sulejman Pepa – “Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.” Duhet menjëherë ta bëjmë.

Aleksandër Meksi – Kush është për ta miratuar nenin 26?

Kemi miratimin në tërësi të ligjit. Kundër? I kam të shkruara radhët e kërkesës.

Lumturi Rexha – Jam dakord. Ta miratojmë këtë ligj me rëndësi të jashtëzakonshme, ligj i cili do të shtojë dhe prodhimin bujqësor, por mendoj se, në radhë të parë, ky ligj do t’i vijë në ndihmë familjes, sidomos në të ushqyerit e saj. Por këtu del një problem mjaft i rëndësishëm, lidhur me çështjen e vështirësisë, sidomos të gruas në bujqësi. Prandaj kam një kërkesë brenda ligjeve juridike, qeveria të parashikojë, brenda mundësive për të ndihmuar fshatin, sidomos gruan, me mekanizma bujqësorë. Këtë kërkesë e kam për qeverinë. Prandaj do të mendoja që në programin e qeverisë, lidhur me zbatimin e këtij ligji, për tokën të merren masa të shpejta për mekanizmin e saj.

Aleksandër Meksi – Lutfi Dautllari.

Lutfi Dautllari – Në emër të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste dua të përshëndes grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe të Omonias, që momentin historik të miratimit të ligjit “Për tokën” e kaluam me sukses të plotë. (Duartrokitje) Fshatari ynë, me këtë ligj të shumëpritur fitoi dhe garantoi përfundimisht, së pari, tokën që i takon dhe e punon. Ndarjen e tokës dhe pronësinë mbi të, ai e zhvarrosi ëndrrën e kthimit të tokës ish-pronarëve dhe ish-çifligarëve. Zoti i saj, zoti i tokës është fshatari dhe vetëm fshatari, i cili me siguri do të punojë, do t’ia vlejë dhe do të pasurohet në interes të tij dhe të kombit.

Aleksandër Meksi – Abdi Baleta. Është anëtar i kryesisë së grupit. Të flasë ai.

Abdi Baleta – Falënderojmë për fjalinë e parë, por merita për këtë rast besoj, i takon grupit të Partisë Socialiste ose të ish-Partisë së Punës që hoqi dorë nga pronësia shtetërore mbi tokën dhe mbasi na lodhi shumë, u pajtua me ne për privatizimin. Faleminderit!

Aleksandër Meksi – Nuk është vendi për të bërë sherr në këto momente. Ju lutem, ju kemi dëgjuar të gjithë. Po qe për të ikur do të ikja unë i pari.

Lutfi Dautllari – Pse ma hoqe fjalën, zoti Aleksandër Meksi?

Aleksandër Meksi – Ju bëtë një pauzë.

Lutfi Dautllari – Me këtë ligj shteti nuk do të lajë duart nga fshatari, përkundrazi, siç e mbrojtën të gjithë deputetët, ai do ta mbështesë atë me subvencione, asistencë sociale, me investime, me mekanikë aq sa është e mundur. E gëzoftë fshatari ynë dhe këtë mbështetje të Parlamentit!… (Këtu nuk jepet se sa vota mori projektligji në tërësi, [në final] por flasin deputetët me patos për arritjen e madhe në miratimin e këtij ligji. Meksi kalon në çështjet e tjera të rendit të ditës.)

Aleksandër Meksi – Gagaçe Bregu ka kërkuar fjalën.

Gagaçe Bregu – Zoti Kryetar i seancës, unë nuk kam deklaratë, por kam disa probleme që dua t’i shtroj këtu në Kuvendin Popullor:

Në kushtet e pluralizmit që kemi filluar, informacioni shtetëror nuk ka marrë atë rëndësi që duhet të ketë për të informuar popullin çdo ditë.

Aleksandër Meksi – Një minutë, ju lutem! Ka një komunikim të Komisionit të Shëndetësisë më pas.