osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Precedenti malazez: SHBA dhe BE po ndërshkojnë edhe në Shqipëri forcat që minojnë sistemin

Precedenti malazez: SHBA dhe BE po ndërshkojnë edhe në Shqipëri forcat që minojnë sistemin

Ngjashmëritë e një skenari që duket se po zbatohet në Tiranë pas tentativës për të bllokuar reformën në drejtësi

Nga Ylli Pata

Situata në fakt dukej që në kohën e çadrës, pra përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por që u përforcua më fort gjatë misionit të delegacionit të Parlamentit Europian këtë javë.

Në vitin 2017, kur opozita e Lulzim Bashës nuk po futej në zgjedhje, Bashkimi Europian, me dorën e Komisionerit për Zgjerimin i bëri një letër të hapur votuesve shqiptare, ku bënte thirrje se do të njihte Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 edhe nëse opozita do t’i bojkotonte votimet.

Natën e 17 Majit ishte gati që një deklaratë të tillë ta bënte edhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së, por ndodhi marrëveshja Rama-Basha dhe opozita hyri në zgjedhje.

Edhe në rastin aktual, ku opozita vendosi të dalë nga sistemi duke djegur mandatet dhe sipas gjasave edhe të bojkotojë zgjedhjet, duke kërkuar me forcë një marrëveshje në tavolinë, Perëndimi, me zërin e përfaqësuesve më të lartë të tij, ka bërë të qartë se nëse opozita nuk braktis daljen nga sistemi, ai do të ecë përpara me axhendën e tij.

Madje në mënyrë të qartë eurodeputetët deklaruan se ata do të kërkonin që Bashkimi Europian të hapë negociatat me Shqipërinë, qëndrime që janë përforcuar edhe nga zyrtarë të rëndësishëm të vendeve anëtare të BE-së.

Në fakt, ky rast që po përvijohet si një ecje përpara e një qëndrimi politik të Perëndimit nuk është krejt i veçuar, pasi ka një shembull tipik të sjelljes së SHBA dhe BE, ndaj aktorëve që kanë mbështetur integrimin euroatlamentik dhe ata që e kanë kundërshtuar dhe minuar këtë proces.

Ky rast, apo precedent është ai i Malit të Zi.

Çka ndodhur në këtë vend fqinj të SHqipërisë dhe një shtet edhe më i vogël se ne.

Në fundin e viteve 1990, në Mal të Zi, Perëndimi gjeti një aleat të tij që është politikani Milo Gjukanoviç.

Atëherë kryeministër i vendit, drejtues i një partie të majtë ish-komuniste, Gjukanoviç u rijavijëzua si një

kundërshtar i Sllobodan Millosheviçit dhe aleat i aksionit të SHBA-së dhe BE-së në Ballkan.

Vendimet e para të tij për tu pavarësuar nga Serbia ishte vendosja e markës dhe më pas të euros si monedhë kombëtare, duke shkëputur lidhjet financiare me serbët.

Në vitin 2006, Gjukanoviç i cili ka fituar rresht zgjedhjet për të qeverisur vendin, doli në një projekt për ta pavarësuar Malin e Zi nga shteti i përbashkët me Serbinë.

Rusia por edhe një opozitë e fortë brenda vendit që bëhet kryesisht nga serbë e kundërshtuan këtë projekt.

Perëndimi e përkrahu dhe Bashkimi Europian i vuri një kufi prej 56% të votave në referendumin popullor për ta quajtur legjitim.

Në një aleancë me shqiptarët dhe pakicat, si dhe kundër serbët, Gjukanoviç mori të njëjtin rezultat që i kërkoi BE-ja dhe e krijoi shtetin e pavarur të Malit të Zi.

Kanë kaluar 13 vjet që prej pavarësisë së Malit të Zi dhe Gjukanoviç fiton rresht të gjitha zgjedhjet, duke pasur një opozitë mjaft radikale, e cila ka dalë e ka hyrë nga sistemi disa herë. Madje duke përgatitur edhe një puç të armatosur në vitin 2016, ku ishte parashikuar vrasja e kryeministrit.

Milo Gjukanoviç u tërhoq dhe vendosi kryeministër shefin e shërbimeve sekrete, duke u përgatitur për të marrë presidencën siç dhe ndodhi më pas. Ai është akuzuar si i korruptuar, trafikant, ka lidhje me mafian, madje në Parlament i kanë përmendur edhe emra oligarkësh shqiptarë.

Por në fund, Milo ka qenë zgjidhja e vetme, si për shumicën e malazezëve, ashtu edhe për ndërkombëtarët, pasi ai shpreh aspiratën për tu integruar drejt Perëndimit. Kundërshtarët e tij janë totalisht kundër këtij projekti dhe kanë zgjedhur Moskën si aleat, e cila edhe i financon.

Bashkimi Europian, ka hapur negociatat e anëtarësimit të Malit të Zi që në vitin 2011 dhe tani Podgorica po ecën me kapitujt e anëtarësimit, duke ndjekur procedurat e gjata dhe të komplikuara të Brukselit.

Ndërkaq, para dy viteve, Mali i Zi u pranua edhe si anëtare me të drejta të plota në NATO.

Në Podgoricë thuajse të gjithë e kanë përsëritur se ka një anomaly politike; një person që është në pushtet që prej vitit 1991 dhe nuk ka rrotacion politik. Por fakt është se rivalët e tij janë për ta ndryshuar totalisht rrjedhën e historisë që ky vend i vogël ka marrë që prej fundit të viteve 90.

Zgjedhësit, shumica e tyre, kanë gjetur një referim politik që e votojnë Gjukanoviçin pa pushim dhe ndërkombëtarët punojnë me një partner që e konsiderojnë të besueshëm dhe aleat i interesave të Perëndimit.

Opozita atje nuk është mundur që të bëhet e besueshme për shumicën e zgjedhësve, pikërisht nuk ndryshon qëndrim por vetëm njerëzit në krye të saj, duke mbajtur të njëjtat pozicione dhe nuk fiton dot, edhe pse kanë një person që nuk lëviz nga pushteti prej 25 vitesh.

Sa ky rast është i ngjashëm me Shqipërinë?

Natyrisht që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një histori të ndryshme dhe natyrisht edhe zhvillime që nuk ngjajnë, madje edhe aktorë politik, secili vend ka problemet e tij.

Por situata këtu ka një ngjashmëri që prej vitit 2016 kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian u angazhuan për një reformë të thellë në drejtësinë shqiptare, për të sjellë një ndryshim e për të shkatërruar pandëshkueshmërinë e politikanëve abuzues.

Në 2016 në Shqipëri është një segment i opozitës që ka kundërshtuar fort reformën e mbështetur dhe asistuar direkt nga SHBA e BE dhe prej tre vjetësh personat më të sulmuar, të fyer, të sharë deri edhe me fjalor banalë, janë ambasadorët e SHBA-së, të BE-së, diplomatët dhe ekspertët që asistuan reformën në drejtësi.

Njeriu i Merkelit në krye të EURALIUS, u cilësua deri edhe mashtrues e gënjeshtar, njëjtë si me atë të OBDAT nga SHBA.

Gjithë këtë process që ishte një rrugëtim mjaft i gjatë prej 3 vitesh për të penguar reformën në drejtësi, SHBA e BE, e mori me qetësi duke eleminuar fort dhe direkt të gjitha pengesat që do ta ndalnin ecjen e reformës.

Në fund, kjo reformë nuk ndalet më dhe së shpejti do të nisë punën SPAK dhe BKH, dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së re, që do të hetojnë dhe dërgojnë në gjykatë, politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.

Një pjesë e politikës, tashmë kanë vendosur që meqë reformën nuk e ndalin dot, të dalin nga sistemi duke e “minuar” atë siç e thanë leteralisht zyrtarët më të lartë të BE-së.

Këtë skenar duket se po e zbatojnë edhe në Shqipëri, pasi e kanë bërë edhe në Mal të Zi. Por jo vetëm.

Edhe në Maqedoni, në vitin 2017, ishte një pjesë e politikës madje në qeverisje që rrezikoi minimin e sistemit, duke ndaluar formimin e qeverisë “Zaev”. Kur Perëndimi nuk e lejoi, atëherë tentuan dhunën e 27 prillit ku huliganë të paguar masakruan vetë Zoran Zaevin dhe Zijadin Selën.

Nuk duket aspak si rastësi që edhe më 16 shkurt u zhvilluan protesta të dhunshme sin ë Podgoricë edhe në Tiranë në të njëjtën ditë…