Aktorja Niada Saliasi e ftuar në emisionin ‘Late Night Show’ në Ora News tha se nuk do martohej kurrë me një person që është shumë më i madh në moshë se ajo.
Ajo u shpreh se dëshiron që bashkëshorti i saj të jetë moshatar me të.
Kastro Zizo: Silvester Stalone është single. Është 75-vjeç
Niada Saliasi: Është moshë fiks për mua (qesh). Ca ti bëj unë atij varrimin?
Kastro Zizo: Pse nuk je ti për këto burrat e pjekur?
Niada Saliasi: Jo fare, familjen e kam shumë të shenjtë.
Kastro Zizo: Edhe nëse do e doje?
Niada Saliasi: Nuk do e doja kurrë. Po i mbushe mendjen vetes për një gjë që duhet ta bësh, e bën. Ne i kemi vetë në dorë vendimet. E dua moshatar burrin e ardhshëm.