Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen!”
Joe Biden
Është ky mesazh i veçantë me shkrim dore nga ish-zëvendëspresdenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka lënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sa i përket përplasjeve mes Kosovës dhe Serbisë, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit 11-vjeçar.
Presidenti Thaçi e ka postuar letrën në rrjetin social Facebook, ku thotë se “Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën”.
“Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë“, shkruan presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në faqen e tij në Facebook.
Kujtojmë se Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nderë të shërbimit të djalit të tij për Kosovën, është ngritur edhe një shtatore.