Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vetë një video në Instagram, ku tregon batutat e shkëmbyera me një grua nga salla, teksa u ngjit të fliste dje në samitin e Diasporës. Mesa duket, dikush i thotë Ramës në anglisht, “I love You”, dhe kryeministri ia kthen, “I love you too”.
Mësohet se kemi të bëjmë me një zyrtare të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtoreshë e Integrimit dhe Projekteve, dhe quhet Alida Mici. E kursyer në rrjetet sociale, fotot e saj janë vetëm dy, ndërkohë që është prezente vetëm në Twitter.
Në videon e publikuar nga Rama kamera fikson vajzën simpatike brune e cila bën një shikim ‘përqeshësh’ në drejtim të ‘flirtit’ të tyre. Rama e ka etiketuar brunen simpatike si xheloze, duke i vënë në sfond edhe një këngë që ka në refren fjalën ‘xhelozi.
ediramaal
🤣🤣🤣 copyright @nestkreka