Regjisori i njohur Altin Basha ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, prej ku rrëfeu se sezoni i ri në “Portokalli” do të ketë ndryshime dhe prurje të reja.
Përgjatë intervistës ai pohoi se spektakli i humorit do të drejtohet nga katër moderatorë:
“Fillojmë me 4 moderatorë, do të jetë një surprizë interesante fillimi i këtij sezoni, do të vazhdojmë me surpriza të tjera.
Kemi shumë produkt i cili pret të shfaqet dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Do jenë 2 aktorë të rinj meshkuj, por do të ketë edhe femra që do të vijojnë në sezon. Do të ketë të ftuar edhe aktorë të njohur.”
Mirëpo, së fundmi, burime për “iconstyle.al” kanë deklaruar se nuk është i vërtetë lajmi se do ketë dy prezantues të rinj.
Portokallia do të hapet me imitimin e Elisa Spiropalit dhe Erion Braçes. Elisën pritet ta imitojë Delinda Zhupa ndërsa Erionin, Rezart Veleshnja.
Ndërkohë, Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu do vijojnë të jenë dy moderatorët e spektaklit edhe këtë sezon.
Kësisoj u zbuluan më në fund edhe dy emrat e famshëm që do të jenë “moderatorët” e rinj të “Portokallisë”!