osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Këtu vidhet edhe Zoti, jo më njeriu!”

“Këtu vidhet edhe Zoti, jo më njeriu!”

Nga Bledi Lumani

Një i njohur nga SHBA, ishte duke më pyetur për shkaqet e protestës në Tiranë.Ia shpjegova shkurt, se shkaku zyrtar, është pretendimi për vjedhjen e votave nga Edi Rama.Kur më pyeti se kush proteston, e pata pak të vështirë t’ia shpjegoja.-Është dikush që ka bërë masakër me vjedhjen e votave (dhe jo vetëm) ndër vite, por tani ka “reflektuar” dhe kërkon zgjedhje të lira, i thashë.

-Po pse u kujtuan pas dy vitesh për të protestuar, dhe pse nuk iu drejtuan gjykatës në kohë, nëse kishin pretendime për vjedhjen e votave, më pyeti?Ishte e bezdisshme për mua ta vazhdoja këtë bisedë dhe ia preva shkurt, “janë muhabete Shqipërie këto, më mirë flasim për ndonjë gjë tjetër”.Dhe ndërkohë, isha duke lexuar një shkrim të Artan Fugës.

Profesori ka ngritur alarmin, se po vidhen edhe zgjedhjet për Akademinë e Shkencave.Ndërsa mbarova shkrimin, me titra në TV shfaqeshin akuzat për manipulime edhe në zgjedhjet e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Psherëtima ime në formë pakënaqësie, ndeshi në pyetjen e mikut tim amerikan!

-Ka ndodhur gjë, më tha?

-Një tjetër muhabet Shqipërie, ia preva, dhe i shpjegova shkurt çfarë ishte duke ndodhur në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe në Akademinë e Shkencave.

-Këtu tek ju u vidhka edhe vetë Zoti, jo më vota e njeriu, ma priti me të qeshur ai.

Nuk kisha çfarë t’i shtoja!

Vjedhja, korrupsioni, padrejtësia dhe gjithë të këqijat e tjera, tashmë janë bërë kulturë në këtë vend dhe është vështirë që të ndryshohet.

Ironia është se pikërisht ata që e futën këtë kulturë, sot janë në krye të një proteste të drejtë, por me protagonistë, njerëzit e gabuar! Është njësoj si të vihet djalli, në krye të një lëvizje për të pastuar botën nga mëkati!