osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prapaskenat e zgjedhjes së kreut të ri të Komunitetit Mysliman, ku u përfshi ethshëm edhe politika

Prapaskenat e zgjedhjes së kreut të ri të Komunitetit Mysliman, ku u përfshi ethshëm edhe politika

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zgjedhur sot kryetarin e ri, mes polemikave të shumta, në të cilat është përfshirë në mënyrë të paprecedentë edhe politika.

Kryetari i ri është teologu Bujar Spahiu, i cili fitoi me 59 vota kundrejt 26 votave të Ylli Gurrës dhe 2 votave të Gramoz Bllikut.

Ish-kryetari Skënder Brucaj, u tërhoq në mënyrë të papritur, një ditë para zgjedhjeve.

Por çfarë ndodhi realisht me këto zgjedhje dhe përse u përfshi në mënyrë të ethshme edhe politika shqiptare?

Së pari, ajo që është e sigurtë, është fakti se Skënder Brucaj u tërhoq pas presionit të Turqisë, që e konsideron atë gylenist, dhe për këtë arsye ishte kategorikisht kundër tij.

Për këtë arsye, Brucaj u detyrua në mënyrë të “dhunshme” që të largohej në heshtje, duke mos dhënë komente përse vendosi të tërhiqej.

Në vend të tij, dukej se ishte projektuar Ylli Gurra, që pavarësisht formimit të tij “gylenist”, kishte miratimin e Ankarasë zyrtare për të qenë në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Por, Gurra u sulmua ashpër nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, i cili kohë më parë e ka “përdorur” atë, dhe kjo duket se ndikoi në garë.

Në mënyrë të papritur, fitues u shpall pikërisht Bujar Spahiu, një njeri që është në mes, më tradicional, pra as me Ankaranë zyrtare, as me gylenistët.

Duke qenë në mes, duket se Spahiu nuk do ta ketë problem që të marrë edhe miratimin e Ankarasë zyrtare, për sa kohë që ai nuk është në rrethin e “gylenistëve”, por nuk do të ketë problem as me Qeverinë shqiptare, e cila në heshtje mbështeste si Ylli Gurrën, ashtu edhe Spahiun.

Profili i Bujar Spahiut

Bujar Spahiu është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Eshtë teolog me formim të konsoliduar në këtë drejtim.

Spahiu ka qenë anëtar në shumë asamble dhe borde në lidhje me çështjet e Islamit brenda dhe jashtë vendit.

Kryetari i ri i KMSH-së ka përfunduar studimet për teologji në universitetin e “Ez’herit” në Egjipt duke u specializuar në “tefsir” (komentim-interpretim Kurani).

Ky universitet është më i miri në botën Islame dhe përputhet plotësisht me Shkollën Juridike “Hanefi”, që praktikohet në Republikën e Shqipërisë.

Spahiu është një ndër figurat e spikatura të Islamit tradicional, të aplikuar ndër shekuj në trevat shqiptare, i cili vlerëson e nxit harmoninë e bashkëjetesën fetare e kulturore.

Më herët, Spahiu ka qenë i angazhuar në mësimdhënie në universitet dhe medresetë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në fushën e specializimit të tij.

Gjatë angazhimit të tij në KMSH, Spahiu ka shërbyer si drejtori i Drejtorisë së Arsimit nga viti 2005 dhe prej vitit 2009 mban detyrën e nënkryetarit.