osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E cilësuan si “shërbëtor” të Berishës, si u sulmua myftiu Gurra nga “padroni” i tij

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të KMSH-së, një sulm verbal i paprecedentë iu bë një prej kandidatëve, Ylli Gurra, aktualisht myfti i Tiranës, prej ish-kryeministrit Berisha.

Pa marrë fare parasysh e të qenit klerik, që për më tepër mban prej vitesh dhe një post drejtues në KMSH, Berisha e ka goditur rëndë figurën e tij duke trajtuar si një investim politik të mazhorancës në krye të institucionit përfaqsues të muslimanëve shqiptarë.

“Fiton Imami i narkoshtetit!

Hei xhemat!

Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj.

Per analogji

Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega!

Rrofte kryeimami i narkoshtetit!

Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone!”, shkruan Berisha besnikërisht në stilin e tij.

Dhe këtu është rasti për të kujtuar se protagonizimi i parë publik i Myftiut Gurra ka qenë pikërisht në “shërbim” të Berishës (në kllapa, pasi shërbimi jo domosdoshmërisht mund të ketë qenë i drejtpërdrejt).

Është fjala për të rreshtuarit e Gurrës kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe pas Pallatit të Kulturës, fituese e prokjektit të së cilës doli studio BIG nga Danimarka, pasi një konkursi ndërkombëtar të ndërmarrë nga Rama në kohën kur qe Kryebashkiak, pranverë e vitit 2011.

Siç dihet, Berisha në atë kohë kryeministër pamundësoi këtë variant duke e parë politikisht, derisa ia arriti të bëjë zhvendosjen te Namazgjaja, për të qenë ai prerës-shiriti në prag të zgjedhjeve të 2013-ës.

Dhe “ndihmëtar” për anullimin e variantit Rama, për xhami te hapësira pas Pallatit të Kulturës dhe 9-Katësheve, Berisha pati dhe Myftiun Gurra, ku pikërisht në atë kohë ky i fundit pati dhe prezencën e parë publike, duke kundërshtuar në media, me pretendimin e çështjes së pronës, ndërtimin e kësaj xhamie.

E sot ai sulmohet nga ai krah politik, për të cilin ndoshta dhe tërthorazi u vendos në shërbim.

Sot Gurra rivalizon me n/kryetarin “hije” të KMSH-së, Bujar Spahiu (të dy në foto), ku diferenca mes tyre është pikërisht te protagonizmi publik.

Dhe në një pikëpamje, Gurra, si Myfti i Tiranës, por dhe për shkak të të qënit aktiv në rrjete sociale, ka qenë më faktor se Spahiu, i cili ka qenë me diskret nga ana e tij.

Por, protagonizmi i Gurrës, sa e avantazhon në këtë përballje aq dhe i sjell risqe, siç janë ato që kanë gjykimin politik.

Duke bërë klerikun aktiv, ai domosdoshmërisht ka qenë i detyruar dhe të “bashkëjetojë” me politikën, pavarësisht shijeve që mund të ketë.

Kortezialiteti i një zyrtari e detyron që të ketë në krah, apo të shtrëngojë duart edhe me pushtetin, kushdo qoftë ai sa i përket kahjeve, është apo nuk është dakort me të në politika.

Ndërsa sa i përket aludimeve të shpërthyera një ditë më parë, që patën më pas si momentin kulmor të ushqyeri edhe me sulmin e Berishës, mbi atë se pas Gurrës qëndron qeveria, së paku nuk ka asnjë të dhënë të deritanishme, të dukshme ose të padukshme, se Gurra është produkt qeveritar si kandidat.

Edhe njëherë duhet kujtuar, se Myftiu nis e afirmohet në kohën e Berishës, madje me diçka të nxehtë me sfond politik, që jo me patjetër e bën atë një investim të ish-qeverisjes demokrate.