Kryeministri Edi Rama, ka hapur ditën e postimeve në Facebook, duke promovuar portalin www. shqiperiaqeduam.al, i cili i ka ardhur në ndihmë një qytetari të zakonshëm.
Rama thotë se mllefi i opozitës i pengon të shohin vullnetin e palëkundur për të ndihmuar çdo njeri të zakonshëm.
Statusi i plotë:
MIRËMËNGJES —
dhe pa u mërzitur me disa që i kanë sytë për bukuri, po mllefi i pengon të shohin, e me vullnetin e palëkundur për t’iu gjendur pranë çdo njeriu të zakonshëm në nevojë për ndihmë, ju uroj një fundjavë të qetë