Nga Përparim Halili
Për Lulzim Bashën, “yllin” që u shfaq befasisht si “asteroid” në kupolën PD në marsin e vitit 2005, dihet shumë pak.
Veprimtaria e mëhershme e personit që u bë trashëgimtari i postit të Berishës në krye të PD i ngjan një “bunkeri”.
Ekziston një dosje për trafikun e sajuar të organeve njerëzore gjatë luftës së UÇK në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel dhe në Fushë-Krujë.
Në pasuritë e tij të vendosura si me shkop magjik, figurojnë 12 apartamente luksoze në Tiranë, një kredi në Holandë.
Një investigim shqiptaro-holandez i drejtuar nga gazetari Adrian Thano zbuloi në 2011 faktin e çuditshëm të ekzistencës së plot 7 pasaportave njëkohësisht të vlefshme me shtetësi të ndryshme në përdorim nga Basha. Zbulim u denoncua asokohe edhe nga PS (kliko KËTU) dhe më pas u hesht.
Këto të dhëna, nëse do të ndiqen gjurmë pas gjurme, mendojmë se do të zbulojnë “profilin” e vërtetë të personazhit që u bë 3 herë ministër dhe 1 herë kryetar bashkie i Tiranës, pa asnjë ditë kontribut në PD e në Shqipëri, por vetëm me veton diktuese të Sali Berishës.
Cili është nga vjen dhe çfarë ka bërë? Çfarë misioni ka në vijim në Shqipëri dhe kupolën e shkrehur të PD-Familjes “Berisha”?
A duhet zbardhur profili i vërtetë i atij që pretendon të jetë një ditë kryeministër i këtij vendi? Këtë detyrim, duhet ta përmbushin shërbimet përkatëse të drejtësisë e të sigurisë kombëtare shqiptare.
Aq më tepër që ai ka vulën e tradhëtisë si copëtues i Shqipërisë, të korrupsionit në vjedhjen e 220 milionë eurove në aferën e ndërtimit të rrugës së kombit dhe të vrasjes së 4 demonstruesve me 21 janar 2011.
Në vijim të zbardhjes së portretit të vërtetë të Lulzim Bashës, po i drejtojmë 25 pyetje kapos real të PD, Sali Berisha
Ja 25 pyetjet…
1- A kishte lidhje krijimi i COP-it me justifikimin për të sjellë Lulzim Bashën në PD e në qeveri dhe a ka lidhje me Beogradin ky “desantim”?
2- Ku dhe nëpërmjet kujt jeni prezantuar për herë të parë me Lulzim Bashën dhe a është e vërtetë, që ju keni krijuar alibinë e “shoqërisë së tij me vajzën tuaj”, për të maskuar rekomanduesit e vërtetë serbë të futjes në PD dhe qeveri të Lulzim Bashës?
3- A ka ndikuar Lulzim Basha, në autoritetet zyrtare e ato të shërbimeve sekrete serbe, për të zhdukur dosjen tuaj si agjent i UDB-së dhe për pastruar dosjen tuaj të shkeljes së embargos me kontrabandën e naftës në favor të Milosheviçit?
4- A ka lidhje ndonjë “kontribut” i Lulzim Bashës, bërë nëpërmjet zyrtarëve serbë në favorin tuaj, lidhur me “konservimin” e disa incizimeve dhe filmimeve, gjatë bisedës tuaj me Milosheviçin dhe kryekriminelin serb Arkan?
5- Ju keni në dorë një dosje “top sekret” të veprimtarisë së plotë të Lulzim Bashës për vitet 1995-2005, a mund të thoni se nga cilat shërbime të huaja ju është dhënë dhe cilat janë porositë për rastet e përdorimit të të dhënave të saj?
6- A ka lidhje emërimi i Lulzim Bashës në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, me të dhënat që ka dosja e tij “top sekret”?
7- Përveç paktit detar në favor të Greqisë për faljen e territorit Shqiptar, a keni nënshkruar nëpërmjet Lulzim Bashës edhe 3 pakte të tjera të fshehta me Greqinë, që kanë lidhje me cënimin e sigurisë kombëtare shqiptare?
8- A ekziston i nënshkruar prej Lulzim Bashës edhe me Malin e Zi, një pakt ujor sekret si me Greqinë dhe a ju është kërkuar “urgjent” dhe prej kujt, që ky pakt të aprovohet me ligj në parlamentin shqiptar brenda vitit 2010?
9- Ku e keni bërë takimin e parë me palën greke për paktin detar dhe ku e ka marrë model-draftin e paktit Lulzim Basha, a ka lidhje Serbia me “trajtën përfundimtare” të projekt-paktit?
10- A ka lidhje Lulzim Basha në njohjen dhe lidhjen tuaj “miqësore” me Damir Fazlliç dhe si ua prezantoi atë: Si “koleg shërbimi në UMNIK”, si “misionar i BE”, apo si “lobist anglez deklaratash vlerësuese për qeverinë”?
11- Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, ka marrë pjesë Damir Fazlliç, me çfarë statusi dhe dokumentesh e ka prezantuar Lulzim Basha në këtë mbledhje: Si përfaqësues i Shtetit Anglez, apo Gjerman?
12- A keni bërë ju dhe Lulzim Basha marrëveshje, për të prezantuar Damir Fazlliç, si “biznesmen”, me synim maskimin e misionit real që ai kryen në Shqipëri nën përkujdesjen tuaj?
13- A ju ka ardhur në maj të vitit 2005, një “material special” prej ish-UÇK, në lidhje me “shërbimet speciale” që ka kryer Lulzim Basha në Kosovë e Serbi kundër figurave të UÇK dhe si e keni “mbyllur” këtë “problem”?
14- A ka lidhje gjysma e 240 milionë eurove të “humbura” të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, me ndonjë “krijim dhe pagesë lobimi” nëpërmjet Lulëzim Bashës, për të “pastruar” një ndërkombëtarisht një “plagë” të pushtetit?
15- A kanë lidhje kontratat koncensionare në energji, me “klientët diplomatikë” të Lulzim Bashës, po shitja e divizionit të shitjes në KESH (CEZ)?
16- A keni një raport të SHISH në lidhje me “figurën” e Lulzim Bashës dhe me udhëtimet e tij me tre pasaporta gjatë shërbimeve qeveritare dhe a ka lidhje sulmi juaj ndaj kreut të SHISH me këtë raport?
17- Çfarë porosie keni dhënë tek ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, kur jeni informuar se Lulzim Basha ka udhëtuar shpesh nga Rinasi, me pasaporta të trefishta në një hyrje-dalje udhëtimi privat?
18- A jeni informuar nga Ambasada e SHBA, që Lulzim Basha ekspozohej në qarqet diplomatike ballkanike edhe si përfaqësues lobues i interesave të Shtetit Amerikan?
19- A ka lidhje sulmi juaj ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me këmbënguljen e tij për të trajtuar ligjërisht e publikisht disa “informacione delikate” në lidhje me “veprimtarinë ndërkombëtare” të Lulzim Bashës?
20- Çfarë biznesesh të përbashkëta familjare keni krijuar me Lulëzim Bashën dhe në cilat shtete shtrihen?
21- A keni përgatitur “skenarin” për akt-trashëgiminë e drejtimit të PD në duart e Lulzim Bashës dhe kush ua ka kërkuar këtë akt nga jashtë Shqipërisë?
22- A i kaloni dot projekt-ligjet në parlament pa konsulencën dhe aprovimin privat të Lulzim Bashës, veçanërisht ato që kanë lidhje me problemet kombëtare?
23- A i keni kërkuar nëpërmjet “menaxherëve” tuaj presidentit Bamir Topi, që të dekretojë një dy-shtetësi fiktive-provizore për gruan e Lulzim Bashës dhe e ka lidhje mos pranimi i tij me rrëzimin e dekretit për akcizat?
24- A ka qenë këmbëngulja e Lulëzim Bashës dhe a e ka sjellë ai të gatshëm, projekt-ligjin për legalizimin e homoseksualitetit dhe martesave gay?
25- A ju ka futur në “thes” tashmë Lulzim Basha, dhe nga “tutor”, jeni kthyer ju, në misionar të tij?