osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në emër të padrones, plumbin baballarëve dhe jetën e katër vjeçarëve!

Gjatë ligjërimeve të liderëve të opozitës, tërë këto ditë kemi dëgjuar kërcënime nga më të llahtarshmet. Urrejtje, ultimatume, thirrje për hakmarrje për të gjithë nga një në njëqind vjeç. Kemi parë si Berisha ka vënë syrin në shënjestër të pushkës, gati për plumb ballit kryeministrit.

Një Bashë që është gati të ndezë zjarrin në mes të Tiranës. Ca deputetë pa asnjë votë për partitë që përfaqësojnë, që kanë marrë pamje të Luanit. Kemi dëgjuar deklaratat ogurzeza të liderëve të opozitës në radhë. Kemi parë se si po i vihet zjarri Shqipërisë, të ardhmes së saj në emër të marrjes së pushtetit me dhunë, në mbrojtje të atyre që e kanë trashur zullumin në shkelje të ligjit. Në interes të një grushti hajdutësh me çizme të votës së popullit, të pasurive kombëtare dhe braktisjes së sistemit demokratik sa herë ua ka dashur halli.

Kemi parë si vazhdon një betejë pa sens dhe antidemokratike. Na është ngjethur mishi nga thirrjet vrastare për tërheqje zvarrë, për djegie të mandateve dhe caktimin e ditës të fundit të kundërshtarëve politikë si të ishin xhebralilët e marrjes së jetës. Të gjitha këto llahtara këtu tek ne, në një kohë kur edhe armiqtë e deridjeshëm që i ndanin ideologjitë, strategjitë, interesa të mëdha globale, takohen e puthen dhe bëjnë epokë me zgjidhjet që arrijnë, siç u pa edhe me takimin e Presidentit Tramp me gjeneralin Kim të Koresë së Veriut në Hanoi.

Edhe pse jetëgjatësia buron nga natyra dhe nuk është në dorë të Lulzimit dhe Monikës, ata do dëshironin që në këtë vend të mbeteshin vetëm pakica që i mbështet në aventurat që kanë ndërmarrë në kundërrymë me tërë qëndrimin progresiv të kancelarive të globit. Deri sot nuk ka asnjë zë të vetëm, një për be, që të ketë deklaruar një vlerësim pozitiv për atë që po ndodh sot në vendin tonë nga një turmë e çartur, që i ka hipur kalit të betejës si Donkishoti në mesjetë dhe kërkon ta kthejë mbrapsht rrjedhën e demokracisë.

Dhe qëndrimi europian u verifikua edhe në takimet e delegacionit të Europës. Po morali njerëzor, tradita shqiptare nga jugu në veri,edhe atëherë kur ky vend udhëhiqej nga kanuni, edhe për mendjet më diabolike ka një kufi dhe nuk lejon të kapërcehet ky cak. Është fjala për qëndrimet ekstreme, sadiste, të cilat nga lufta mes burrave dhe grave të politikës të cilat i ndjekin si të jenë në gjueti shtrigash me shotgun në duar, vetëm se i përkasin mazhorancës të arrijnë deri tek deklarata të dënueshme nga çdo moral, nazist, fashist, antisemitist, xhihadist e forcave regresive që kërkojnë të instalojnë Kalifatin, duke lënë mënjanë ndeshjen me të rriturit po vënë para grykës së pushkës edhe fëmijë të moshës nga një në katër vjeçare.

Kush është njohur me deklaratën makabre të atij që është mik i afërt i Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi, edhe pse është veç politikane edhe nënë, një individ që ka shërbyer si këshilltar shtypi të burgjeve, Elio Laze pa pasur asnjë ndroje dhe turp, pa folur për ndjesinë njerëzore, të cilën duket se nuk e zotëron, ngrihet përmbi çdo ndjenjë qytetari, duke vënë në shënjestër të birin minor të Kryeministrit, i cili ende nuk ka mësuar asgjë për kanibalët e kanibalizmin, për ata që për t’u bërë të pëlqyer e të vlerësuar para padronëve që i urdhërojnë, betohet për të eleminuar një foshnje. Mallkon si të ishte ordiner.

Betohet të vërë dorën vrastare mbi një fëmijë, faji i të cilit është se ka lindur në familjen e kryeministrit Rama. I kërkoj ndjesë familjes Rama që e përmend këtë fakt, ku bëhet fjalë për djalin e tyre. Një mijë herë falje, pasi flitet për një fëmijë që askujt nuk i lejohet t’i përmendë as inicialet, pasi kemi të bëjmë me shkelje të ligjit dhe etikës. Po në këtë rast nuk mund të mos e përmendim, pasi thirrja e Lazes që vjen nga radhët e kolegëve tanë dhe e mban veten si njeriu i letrave arrin deri në këtë qëndrim çnjerëzor për hakmarrje ndaj një çilimiu, i cili besoj se nuk i ka asnjë faj Lazes, Monikës, Vasilit, Malajt, Kërpaçit Mehmetajt e gjithë shpurës së tyre se gjenden sot jo në pushtet po në opozitë.

Njëherësh, nëse do ishte thirrje e një individi pa suport politik, një zë vetmitar pa rëndësi dhe nuk do kishte suport politik, dhe nuk do bënte altoparlantin e LSI-së në vazhdën e kërcënimeve ogurzeza të liderëve që e udhëheqin atë forcë politike, që i duket vetja si të jenë Robin Hudët modernë nuk do e merrnim në konsideratë, por do ta linim në vetminë e tij. Pikërisht se është zëri i opozitës dhe bën thirrje për eleminime fëmijësh, të një engjëlli që nuk u sjell asnjë dëm deputetëve opozitarë na detyron të ngremë zërin me forcë. Se një katër vjeçar nuk i pengon dot në rrugëtimin e tyre drejt pushtetit, as Lulin, as Monikën.

Dhe nuk mund të ndëshkohet një fëmijë, të anatemohet se është biri etërve që qeverisin këtë vend. Dhe pasi ky trim i çartur, që nuk ka asnjë ndroje të lëshojë broçkulla të tilla të dënueshme në çdo sistem e vend, duke e dënuar kryeministrin, jo vetëm si individ për të cilin nuk ka asnjë të drejtë se ai nuk është as prokuror as gjyqtar, po vetëm një sadist, i cili nuk njeh kufi as të fjalës as të cënimit të integritetit të jetës së një fëmije. Çdo i rritur do kishte pak moral e do ndjente ndroje për të mos kaluar deri në këtë pikë.

Ndjenjat njerëzore janë vetëpërmbajtja më e mirë që nuk të lejojnë të kapërcesh këtë kufi. Kjo është e patolerueshme dhe ndodh për herë të parë, që logjika t’i nënshtrohet emocionit dhe urrejtjes në këtë farë feje. Ky vërtetë është kulmi. Fatkeqësisht kjo është fytyra që prezanton opozita jonë. Nëse Laze do të tregojë trimëri, ja ku i ka kundërshtarët politikë. Le t’i vrasi, t’i përndjeki, t’i dërgojë në burg, t’i zvarriti, t’i mbyti në Lanë ashtu siç kërkojnë padronët e tij. Ai është i lirë të matet me madhorët e moshës së tij po jo të terrorizojë fëmijët, të cilët janë qeniet më të pafajshme. Me ç`logjikë arrihet deri në këtë nivel, i cili tregon se këta kanë dalë nga çdo binar dhe janë bërë të urryer?

Si është e mundur që një individ që mbahet për intelektual, vetëm se kështu i kërkohet dhe nxitet, të bëjë deklarata kaq cinike dhe të pashpirta? A ka logjikë që e justifikon këtë kërcënim dhe me ç`guxim arrin deri këtu? Edi Rama është kundërshtari politik i kryetares së zotit Laze, po është i zgjedhuri i pjesës dërrmuese të shqiptarëve dhe si i tillë nuk është individi që mund ta kërcënojë gjithkush.

Aq më pak familjen dhe veçanërisht fëmijët e tij. Mos vallë jetojmë në epokën primitive dhe në ballë të shoqërisë kanë dalë vrastarët e vrasësit, njerëzit që nuk njohin asnjë zakon e traditë dhe janë të gatshëm të vrasin e të presin cilindo që nuk e duan në pushtet? Vërtetë, kjo është liria që premtojnë këta burra që përpiqen të na mbushin mendjen se janë ajka e kombit, njerëzit që do na sjellin demokracinë dhe lumturinë? Nëse bëhet fjalë për të tillë, larg qoftë të vijnë në krye të vendit se ata sot pa pushtet dhe janë të papërmbajtur, po nesër që do kenë frenat e shtetit si do veprojnë dhe cili do jetë fati ynë?

Historia e atyre që bëjnë sot trimin tregon se kur kanë qenë në pushtet kanë prodhuar veç dhunë. Askush nuk i harron bëmat e gjëmat e tyre. Po deri tani askush nuk kishte guxuar të kërcënonte fëmijët, të vegjlit, ata që ende nuk kanë filluar të flasin, vetëm se janë pjestarë të familjeve të politikanëve. E çuditshme po e vërtetë. E thënë pa as më të voglin pendim. Thirrje për hakmarrje, deri me jetën e fëmijëve.

Degjenerim total i opozitës shqiptare. Dhe më e keqja, asnjë distancim nga liderët politikë të PD dhe LSI-së. Sikur të mos mjaftonin aksionet guerile me bomba molotov, kërcënimet dhe dhuna permanente, deklaratat se çdo ditë do rrëzojnë Ramën se kjo qeveri i ka ditët e numëruara, flaka në mes të Tiranës dhe beteja me policinë sikur të jenë një grup huliganësh që duan të na tregojnë forcën dhe atë që mund të bëjnë tani u kanë shpallur luftë edhe fëmijëve. Në betejë janë thirrur të miturit. Janë ata objekt i eleminimeve dhe goditjes vetëm për të shprehur mllefin e atyre që e mbajnë veten për opozitë demokratike.

Edhe ta mendosh, është e llahtarshme. Ta deklarosh dhe të mburresh me eliminimin e fëmijëve të kujtdoqofshin, t’i mallkosh e t’u lypësh jetën, kjo është politika më vrastare dhe e papranueshme. Individë të tillë dhe frymëzuesit e tyre meritojnë urrejtje vetëm urrejtje dhe përbuzjen e gjithë shqiptarëve. Po kjo nuk ka pse të mbetet vetëm në aspektin moral. Ky vend, nëse ka institucione drejtësie nuk duhet të tolerojë askënd që do ta kthejë dhunën në instrument për të ardhur në pushtet. Për ata që kërcënojnë fëmijët dhe dhunojnë gratë, Kodi Penal ka dënimet më të rënda. Dhe ligji nuk ka pse të mos veprojë. /Nga Bardhyl BEJKO