osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Na duhet një qeveri për të mbrojtur kri.minelët!

Na duhet një qeveri për të mbrojtur kri.minelët!

Ka disa ditë që lulushëria po ankohet se popullit i duhet një qeveri që të jetë e të gjithë shqiptarëve. Pra, edhe e atyre që dinë vetëm të shkatërrojnë institucione. Dhe për këtë i referohet arrestimit të huliganëve në protestë. Madje deputetët e PD shkuan në Ministrinë e Brendshme dhe kërkuan që të lironin ata që ishin arrestuar në protestë, të cilët me vare, me benzinë e mjete të tjera sulmuan godinën e Kryeministrisë. Pra, PD kërkon një qeveri që të marrë në mbrojtje huliganët e saj, që kanë profesion shkatërrimin e vendit.

Nuk të ndalon njeri të protestosh, por jo të shkatërrosh djersën e popullit. Ka tre muaj protesta e rrugës së Astirit dhe askush nuk e pengon. Studentët protestuan tërë ato ditë, bllokuan dhe mësimin e të tjerëve, por nuk i trazoi njeri. Protestuan edhe në Kukës e Ballsh, por këto ishin të atilla që i thanë qeverisë të ndryshonte qeverisjen për të plotësuar kërkesat legjitime të tyre. Protestat i bëjnë shumë mirë qeverisë, por unë mendoj që duhet të bëhen protesta edhe kundër opozitës, që të gjejë rrugën e saj për të kërkuar ato që do populli, jo ato që i duhen partisë.

Që të pretendosh për të kërkuar, duhet të jesh i besueshëm. Ju lutemi, nëse keni patur durim për të dëgjuar “alternativën” e Lulushit, a keni parë gjë tjetër veç sharjeve e shpifjeve? Droga, krimi, hajdutëria, qeveri e krimit, parlament i hajdutëve… Natyrisht opozita atë detyrë ka, të kundërshtojë veprimet e padrejta të qeverisë, por ato duhen shoqëruar me fakte.

Nëse kjo qeveri prodhoka vetëm krime, përse nuk kemi parë një denoncim nga opozita në prokurori? Në PD ka një problem, i cili është vetë Lulushi. Na thoni se cilin aksion politik ndërmori dhe e shpuri deri në fund? Para ca ditësh kam lexuar një material amerikan, që bënte fjalë për aksionet politike të partive, ku thoshte afërsisht, se nëse aksionin nuk e realizon, qoftë edhe me kosto, je i dështuar. Mendoni se sa të tilla ka humbur Lulushi, që për mendimin tim është bërë pengesë për ta bërë atë parti serioze. Atë që duhet ta bëjë të fundit, ai e bën që në fillim dhe gjithë kohën i duhet të përsëriti veten, siç po e përsërit.

Nuk mund të bindet populli me sajime Babalesh. Deri tani PD me Lulushin në krye ka punuar kundër vetes, kundër popullit dhe pro qeverisë. Kur ke vendosur ta goditësh qeverinë fuqishëm, duhet të sigurosh prova bindëse e ligjore dhe të mos tërhiqesh, ndryshe mos i merr të tilla aksione se bëhesh qesharak. Na doli Lulushi dhe deklaroi, se tani nuk kemi çfarë të bëjmë më, fjalën e ka populli. Dhe organizoi atë protestë, ku foli vetën ai me Berishën e Lulushen. Pas dështimit të protestës, na doli sërish e deklaroi, se ato që ishin të ligjshme i bëmë, tani të djegim mandatet. Po ne kemi të drejtë ta pyesim Lulushin.

Cilën quan të ligjshme nga ato protesta që ke bërë, ato që vret shkatërron e pret? Të shash e të shpifësh nuk është ligjore, sepse për këtë u ndëshkua Lulushi nga gjykata. Po kur ndëshkohet kryetari ç’duhet të presësh nga të tjerët? Besueshmëria dhe rezultati i një aksioni politik nuk duken tek vandalizmat që bëjnë huliganët e paguar. Shqipëria ka probleme plot, por opozitës i mungojnë aftësitë për t’u mbërthyer pas tyre e t’i kërkojnë hesap qeverisë. Po PD e ka varur shpresën tek huliganët, që i përdor në çdo tubim vetëm për të shkatërruar, aq sa kjo njihet si parti e shkatërrimit. Pushtet nuk janë godinat e institucioneve. Derisa pretendon për të ardhur në pushtet, ku do të futesh nëse i prish ato.

Mesa shikoj unë PD e ka të keqen në kokën e saj. Pa larguar Bashën ajo parti, që u quajt e shpresës, nuk bën më prokopi. Sali Berishës unë nuk i kam lënë kusur së kritikuari për ato hakarete që i bëri populli, që i la nënat më shami të zeza përjetësisht, po aksionet që merrte ai nuk i linte në rrugë, pavarësisht se shumë herë ishin kundër popullit, të cilit i dërgonte avionë, gaz lotsjellës e tanke për të prishur protestat.

Ju lutem, na thoni se cila protestë e opozitës zgjati më shumë se një ditë veç asaj të urisë kur ishit në pushtet ju? Qeveria e krijuar nga shumica e popullit po punon për popullin dhe po ndreq ato që prishni ju sa herë humbisni pushtetin, po ju kërkoni një qeveri që të mbrojë krimet dhe kriminelët që janë brenda jush. Të shkatërrosh djersën e popullit nuk është sukses, siç deklarojnë disa të ashtuquajtur analistë të tipit Lubonja dhe Marku. Është fatkeqësi që një tip i tillë që bën thirrje të shkatërrohen objektet, të jetë pedagog universiteti.

Çfarë u mëson ai studentëve, si të shkatërrojnë veten e tyre? Kundër këtyre duhet të ngrihen studentët dhe opozita e vërtetë. Mirëpo opozita na kërkon një qeveri që të mbrojë të gjithë vandalët e saj që shkatërrojnë objektet e shtetit. Dhe këtë qeveri ata e kanë ngritur. Qeveria e tyre organizoi një protestë për nxjerrjen e tyre nga burgu. Dhe merreni me mend se çfarë opozite është kjo, që mbron ata që dëmtojnë ekonominë e vendit. /Nga Enver CAKAJ