osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një mesazh të qartë Lulzim Bashës: “S’kemi luksin t’i kundërvihemi SHBA dhe BE!”

Një mesazh të qartë Lulzim Bashës: “S’kemi luksin t’i kundërvihemi SHBA dhe BE!”

Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla ka komentuar qëndrimin e opozitës pas vizitës së ndërkombëtarëve.Balla tha se, sipas tij, vendi nuk e ka luksin të kundërshtoje BE dhe SHBA dhe se Parlamenti dhe Qeveria janë legjitime.

Këto deklarata Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së i bëri pranishëm në një takim me Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste Peqin, ai theksoi se Shqipëria nuk e ka luksin të dalë kundër SHBA e BE, ndërsa shtoi se kreu i PD-së ka krijuar një precedent të rrezikshëm.

Ai shtoi më tej se deklarata e ndërkombëtarëve ishin të qarta dhe se thirrja e tyre tyre ishte që kandidatët në listat emërore të mos i binden urdhërit të Bashës dhe Kryemadhit.

“Lulzim Basha krijoi një precedent të rezikshëm, që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që çdo opozitë që nuk kënaqet me rezultatin zgjedhor të kërcënojë me djegie mandatesh nëse nuk merr fitoren ne tavolinë. Shqipëria nuk e ka luksin që të dalë kundër SHBA dhe BE. Deklaratat e partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk lënë asnjë vend për pikëpyetje.

Thirrja e tyre mbetet e qartë ndaj cdo kandidati në listat shumëemërore për të mos iu bindur urdhërit politik të Bashës dhe Kryemadhit për mandatet e deputetëve. Parlamenti është legjitim, Qeveria është legjitime dhe të jetë e qartë se Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë në Qershor 2021. Ndërkohë që më 30 Qershor 2019 shqiptarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë”, u shpreh Balla.