Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se një nga arsyet që u dogjën mandatet e deputetëve të opozitës, ishtë fakti që Sali Berisha të dalë nga skena politike. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, analisti ka deklaruar se djegia e mandateve ishte për pesë arsye, ku një ndër kryesoret ishte ikja e Berishës nga politika.
‘Djegia e mandateve: Arsyeja tjetër që opozita nuk e thotë publikisht’, ka qenë pyetja që Arian Çani ka shtruar në studio, së cilës dy gazetarët kanë dhënë opinionet e tyre. Sipas Haxhiut, janë 5 arsye që opozita i dogji mandatet, njëra prej të cilave është fakti se ajo nuk do mund t’i fitonte dot zgjedhjet lokale.
‘Arsyeja e parë janë pamundësia për t’u përballur me mazhorancën, e dyta pamundësia për të fituar zgjedhjet lokale, e treta është që PD ta humbi liderin pas zgjedhjeve lokale dhe arsyeja e 4-tërt ka të bëjë me LSI sepse ajo rrezikonte që mos të fitonte asgjë në zgjedhjet lokale dhe arsyeja e 5 është doktori si zakonisht. Mendoj që kjo është një dalje e doktorit nga skena politike’, është shprehur Haxhiu.