osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

4 deputetë të rinj nga LSI-ja. Gjuzi i listës së PD-së: Është gati opozita e re

4 deputetë të rinj nga LSI-ja. Gjuzi i listës së PD-së: Është gati opozita e re

Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi janë kandidatë nga radhët e LSI-së të cilët pritet të marrin mandatin e deputetit, duke dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) formularin e dekriminalizimit.

Deri më tani numri i të lëkundurve është 10, shumica nga radhët e LSI-së, por lista mbetet e hapur pasi ka dhe nga ata që janë poshtë grupit të parë të gatshëm për të marrë mandatin e deputetit kur të vijë radha. Një prej tyre është edhe Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore, i cili renditet i 19 në listën e PD-së në Qarkun e Durrësit.

“Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore. Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar”, tha Gjuzi.

Aleati i Bashës flet për një grupim të ri opozitar, ndërsa pohon se ka kandidatë të tjerë në listat e Partisë Demokratike të gatshëm të ulen në Parlament: “Lista është mjaft e lartë, mund të shkojë në numrin 33. Opozita e re sapo ka lindur, Aleanca Kombëtare për Drejtësi quhet. Janë 11 parti politike që janë brenda, kanë firmosur dhe i janë bërë prezent faktorit ndërkombëtar në Tiranë përmes një dokumenti zyrtar”.

Gjuzi konfirmon lëvizjen e ndërkombëtarëve për të bindur kandidatët të pranojnë mandatin e deputetit: “Kemi patur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin”.

Top Channel kontaktoi edhe të tjerë kandidatë të lëkundur nga radhët e Partisë Demokratike. Andi Përmeti renditet i 12 në Qarkun e Korçës, i cili konfirmon se është kontaktuar nga partia, por nuk ka pranuar të firmosë lënien e mandatit.