osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skenar destabilizues i PD-LSI: Ish deputetët të bllokojnë deputetët para futjes në komisione! A do ketë “grushtime”?!

Skenar destabilizues i PD-LSI: Ish deputetët të bllokojnë deputetët para futjes në komisione! A do ketë “grushtime”?!

Opozita shqiptare nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skenarët destabilizues. Deklarata që lëshoi Basha pas protestës së të martës se duhet të shkohet te mosbindja civile, duket se nuk ka qenë një thirrje nga emocioni. Lideri i PD ka zhvilluar dje një sërë takimesh të rëndësishme, ndërsa mban kontakte me krerët e degëve, sidomos ata të Tiranës mbi mënyrën se si do të organizohen protestat.

Dje është vendosur që të ndryshojë strategjia që do përdoret. PD e LSI do të dalin në protestë sa herë që të ketë seancë plenare Parlamenti dhe jo vetëm të enjteve. Ky vendim ka ardhur për shkak të asaj që ndodhi të martën, pasi Ruçi mund të ndryshojë datat e seancave. Seanca e radhës do jetë më 5 mars dhe gazeta ka mësuar se Basha e Kryemadhi kanë udhëzuar njerëzit e tyre që të tentojnë të futen edhe deri në sallën e Parlamentit. Duke qenë se të martën u kapën të papërgatitur sepse seanca u njoftua dhe u zhvillua brenda ditës, plani i tyre tani është që në seancën e ardhshme reagimi të jetë më i ashpër.

Gazeta e ka thënë se militantët dhe të rinjtë e PD-LSI kanë marrë maska kundërgaz që pas asaj që ndodhi më 16 shkurt dhe në protestën e ardhme do i përdorin në mënyrë që të shmangin gazin lotsjellës. Madje në një takim që Basha ka pasur me krerët e degëve ditën e diel, ja u ka bërë të ditur se nëse shihet mundësia, turma të shkojë deri afër godinës së Parlamenti, apo të futet dhe brenda saj.

Megjithatë, gazeta ka mësuar një tjetër skenar që po diskutohet në zyrat e PD dhe LSI. Disa ish-deputetë dhe krerë degësh kanë hedhur idenë që të rrethohet dhe selia qendrore e Kuvendit, aty ku mbahen komisionet parlamentare. Plani i tyre është që në ditë të caktuara turmat ta rrethojnë godinën në mënyrë që deputetët të mos futen dot në komisione. Por ky skenar është në diskutim, pasi frika më e madhe e tyre është se nuk do munden të mbledhin çdo ditë aq shumë njerëz sa për të rrethuar Kuvendin. Megjithatë degët kanë marrë udhëzim të qartë se sa herë të ketë seancë plenare, do ketë “luftë” me policinë.

Skenari destabilizues

Gazeta “SOT” e paralajmëroi që më herët se PD e LSI po shkonin drejt një skenari për destabilizimin e vendit. Më 16 shkurt turma tentoi të futej në hollin e Kryeministrisë, por nuk arriti. Ndërsa tani synimi është për të bllokuar Parlamentin. Për opozitën, në atë Parlament janë futur kriminelë dhe ai Parlament është i paligjshëm.

PD-LSI kishin planifikuar protestë këtë të enjte, por dje u vendos që ajo të anulohet dhe të protestohet sa herë do ketë seancë plenare. Por ndryshe nga sa ndodhi të martën, pritet që këtë herë turma të mësyjë drejt sallës. Po ashtu do të tentohet që të bllokohen dhe daljet sekrete të Kuvendit. Deputetët dolën përmes dyerve të pasme, të cilat të nxjerrin te Kalaja e Tiranës, por herë tjetër do të bllokohen dhe ato, me qëllim që deputetët të mos futen dot në sallë. Pra duket se kemi një skenar të mirëfilltë destabilizues.

Po ashtu pritet që shumë shpejt të kemi dhe protesta në rrethe e bllokime rrugësh, nëse protestat para Parlamentit nuk japin efekt. PD e LSI tani janë kartë e djegur dhe nuk kanë se çfarë të humbasin. Për këtë arsye rruga e vetme do jenë protesta dhe destabilizimi.

Madje Lulzim Basha deklaroi të martën në mbrëmje se tani opozita nuk e njeh as policinë dhe kërkoi mosbindje civile nga veriu në jug. Ndërsa nënkryetari Edi Paloka në një studio televizive tha se PD e LSI tani janë në luftë me qeverinë, duke dhënë sinjale se do kemi përplasje civile. Megjithatë gazeta ka mësuar se polica po qëndron në gatishmëri dhe po mban në monitorim persona të caktuar, me rekorde kriminale dhe të dhunshëm që janë pjesë e opozitës./Kliti Topalli