osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Monika në rrugë e Meta në krye të shtetit në sulm kundër qeverisë Rama

Monika në rrugë e Meta në krye të shtetit në sulm kundër qeverisë Rama

Marrëdhëniet mes qeverisë dhe presidentit vijojnë të jenë të tensionuara. Që me refuzimin fillimisht të Sandër Lleshajt, humbi ajo pak qetësi që kishte mbetur mes Ramës e Metës dhe tani ka vetëm përplasje dhe stërkëmbsha. Meta ka nisur të bëjë një opozitë paralele, pasi në çdo dalje publike vetëm sulmon qeverinë. Po ashtu, ai së fundmi është distancuar nga aktualiteti politik, duke mos bërë atë për të cilën premtoi. Madje, së fundmi ka shkuar deri në Egjipt për të qëndruar larg përplasjeve politike.

Megjithatë edhe Meta është në të njëjtën anë me LSI e PD, pasi po godet tërthorazi qeverinë. Pasi refuzoi Gent Cakën dhe ktheu për rishqyrtim disa ligje, Meta ka bllokuar sërish disa institucione. Së pari, presidenti duket se është tërhequr nga propozimet për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mazhoranca i rrëzoi atij dy kandidatura, atë të Bahri Shaqirit dhe të Vitore Tushës. Por Meta duhet të kishte propozuar një emër të ri, pasi KLSH është në një situatë të vështirë, duke qenë se Bujar Leskaj është larguar. Meta ende nuk ka propozuar një emër, duke lënë në ngërç KLSH. Një tjetër lëvizje e tij është ajo për shkarkimin e gjeneral Ylber Dogjani.

Ministrja e Mbrojtjes i ka kërkuar Metës lirimin e tij nga detyra, me argumentin se ai ka pasur përgjegjësi për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit. Gazeta ka pyetur pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe ajo bëri me dije se Presidentit i janë vënë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme. Meta pas kërkesës së shkarkimit ka kërkuar informacione shtesë nga ministria, por kjo e fundit ja ka dhënë të gjitha informacionet. Por Meta nuk ka marrë ende një vendim për gjeneralin, duke treguar edhe një herë përplasjen e fortë që ekziston mes tij dhe qeverisë.

Roli në reformën në drejtësi

Ilir Meta ka rol edhe si takon reformës në drejtësi. Presidenti duhet që të përzgjedhë 3 prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe një ditë më parë gazeta e ngriti si shqetësim, pasi deputetja Vasilika Hysi deklaroi se presidentit duhet që të distancohet nga partitë politike.

Me reformën në drejtësi Metës ju hoqën shumë kompetenca, por ai ka rol në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Për Gjykatën Kushtetuese ai ka çuar në KED emrat e kandidatëve dhe duhet që më pas të zgjedhë mes tyre, por frika është se do krijohen sërish vonesa me përzgjedhjen e emrave. Po ashtu pritet që e njëjta gjë të ndodhë dhe sa i takon Gjykatës së Lartë. Meta kur ishte kryetar Kuvendi mburrje se ishte ai që e mbajti në shina reformën në drejtësi.

Madje, shumë herë shprehej se falë tij u arrit konsensusi për të bërë një reformë sipas standardeve. Por tani që reforma nisi të zbatohet PD e LSI kanë nisur sulmet, ndërsa dhe presidentit nuk i ka ndalur. Madje, ai ka akuzuar kryeministrin se e ka kapur këtë reformë, duke treguar qartë dhe frikën që kanë opozita e Meta nga reforma në drejtësi. Megjithatë, sinjalet e ditëve të fundit janë se teksa opozita po sulmon hapur qeverinë, krahë saj është dhe presidenti. Në historitë e krizave politike të gjithë presidentët kanë ndërhyrë dhe janë treguar të gatshëm të negociojnë. Meta është arratisur në Egjipt e Vatikan duke treguar fare qartë se ka të tjera halle./Kliti Topalli