osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Princeshë Diana dhe Nënë Tereza, historia e një miqësie të bukur (Video)

Princeshë Diana dhe Nënë Tereza, historia e një miqësie të bukur (Video)

Një miqësi e bukur lulëzoi mes princeshës angleze dhe murgeshës katolike të moshuar që në takimin e tyre të parë. Ato u takuan për herë të parë më shkurt të vitit 1992 kur Diana fluturoi drejt Romës për të takuar një misionar 82-vjeçar, i cili kishte qenë i sëmurë për tu takuar në Kalkutë ashtu siç e kishin planifikuar.

Diana kishte tentuar dhe më parë për ta takuar Nënë Terezën, gjatë një udhëtimi që kishte pasur në Indi e shoqëruar nga Princ Charli më 1992. Princesha, një mbështetëse e organizatave bamirëse kishte udhëtuar në Kalkutë për të vizituar shtëpinë e saj në një manastir, por Nënë Tereza kishte qenë e sëmurë dhe nuk kishte mundur ta shihte. Pavarësisht kësaj Diana shkoi për vizitë në Manastir dhe më vonë do ta përshkruante këtë vizitë si një zgjim shpirtëror.

Ish-shërbëtori i saj Paul Burrell, tregon se ajo e përjetoi atë si diçka të thellë që kishte prekur në jetën e saj, veçanërisht kur motrat e manastirit i këndonin asaj, duke e bërë të jetonte një përvojë të jashtëzakonshme shpirtërore.

Takimi i parë – Princesha e takoi Nënë Terezën në Manastirin e Misionit të Bamirësisë në një lagje të vjetër të qytetit. Megjithëse Nënë Tereza ishte duke u kujdesur për të varfrit ajo ishte e hapur ndaj çdo takimi, për tu shoqëruar me këndo që “Perëndia e Plotfuqishme” e sillte në rrugën e saj. Ajo dhe Diana u bënë menjëherë mikesha të mira pavarësisht stilit të tyre të kundërt. Sipas Butler Burrell princesha zbuloi një spiritualitet të thellë kur takoi Nënë Terezën ndërsa misionarja e përshkroi Dianën si shumë të shqetësuar për të varfrit, duke dashur të gjente forma për ti ndihmuar ata. Sipas Nënë Terezës kjo ishte arsyeja pse Diana ishte shumë pranë saj.

Gjatë pesë viteve të ardhshme Diana dhe Nënë Tereza do të takoheshin disa herë duke diskutuar shumë tema që kishin të bënin me bamirësinë por dhe me dy djemtë e saj Princin Harry dhe Princin Uilliam. Princesha ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një ankand bamirësie të veshjeve të saj dhe të ardhurat i çoi për të ndihmuar njerëzit në vështirësi në Amerikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtij udhëtimi ajo ndaloi për të takuar Nënë Terezën, e cila në atë kohë ishte në Bronks.

Princeshë Diana gjithmonë e mbështeti punën e Misionarëve të Bamirësisë dhe u raportua se pas takimit me Nënë Terezën, ajo u ofroi atyre një shtëpi në Uashington DC për gratë shtatzëna të pamartuara që nuk kishin ku të shkonin. Dhurata tregoi mëshirën e vërtetë që Princesha Diana kishte për të varfrit. Nënë Tereza, e cila u kanonizua pas vdekjes në vitin 2016 dhe u bë një shenjtore, e përshkroi natyrën e dashur të princeshës si “të bukur”. Nënë Tereza arriti të shihte shpirtin e bukur të princeshës së Uellsit dhe dëshirën e saj për të kontribuar për të varfrit. Nënë Tereza mbylli sytë vetëm pesë ditë më vonë pas vdekjes së parakohshme të Princeshës Diana në një aksident automobilistik.