Dashamir Shehi thotë se ky është vetëm fillimi i protestave.
I ftuar në Abc News ai tha se demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.
“Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi.
Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata.
Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani.
Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi.
Sa i përket deklaratës së kryedemokratit se opozita nuk njeh më as policisë, Dashamir Shehi e shpjegoi në këtë mënyrë:
“Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën.
Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë.
Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten.
S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike”.