Kryeministrit Edi Rama edhe ditën e sotme pati një takim me qytetarët për zgjidhjen e problemeve duke iu drejtuar platformës së bashkëqeverisjes.
Rama u shpreh i vendosur duke përsëritur sërish ditën e sotme se mandatin e marrë në vitin 2017 do ta dërgojë deri në fund, pavarësisht protestave të opozitës që kërkon largimin e tij nga pushteti.
“Gjatë këtij mandati ne do të mund të çelim kantierin më të madh në historinë e universitetit për të kryer një transformim epokal në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur për të dëgjuar dhe të reagojmë kur ajo që dëgjojmë na mëson dicka, pa pasur për asnjë moment atë tendencën për të thënë ‘Jo’ apo të bëjmë sikur nuk kemi dëgjuar.
Zëri i qytetarit nuk është vetëm kur ai zgjedh, aty është gjykimi, zëri duhet të dëgjohet gjatë gjithë kohës. Sa shumë njerëz në fushatë janë përpjekur të thonë unë jam zëri juaj dhe gjithcka e ka marrë era, por me ne është ndryshe”, u shpreh Rama.