osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bledi Mane ka një pyetje për Saliun: A ka përkëdhelur njeri në fëmijëri?!

Bledi Mane ka një pyetje për Saliun: A ka përkëdhelur njeri në fëmijëri?!

Nga Bledi Mane

Nuk përtova dhe u hodha një sy gjithë profileve të tyre personale në rrjetet sociale. Shumica kanë llogari në Twitter ku rrallë e për mall postojnë dy rreshta reagime por që trondisin me vlerësimet ose reagimet e tyre.

Sikur një moment të vetëm shumica e tyre të kopjonin këtë tonin, do bëhej thagma. Imagjinoni sikur ish presidenti amerikan George W. Bush të shkruante si Sali Berisha çdo dite ne facebook për vjedhjet, perdhunimet, shitjen e drogës apo vrasjet ne Amerikë?

7 lajme në çdo sekondë dhe Amerika nxihej, qytetaret amerikanë do aplikonin per llotarine shqiptare e do vinin te lanin pjatat ne restorantet e Korçës. Sikur ish kryeministri britanik John Major te qendiste lajmet ordinere qe ndodhin ne ishullin ku jeton, aq sketere do dukej jeta angleze sa çunat e Liverpulit do vinin te shisnin kokainë nëpër rrugët e Krumës, Hasit e Kukësit. Madje edhe Silvio Berlusconi te ishte aq aktiv sa Saliu, kurvat e Pescaras do vinin të palloheshin rrugicave të errëta të Shëngjinit…

Dialektika e komunikimit publik virtual te Sali Berishes ka brenda saj mallkim, brengë, xhelozi dhe mënxyrë. Neper rreshta e fjali gjen vetëm sharje, inate, vajtim, ofendime. Një burrështetas 80 vjeçar flet pak, rrallë, i bie kambanës fort dhe i peshon fjalët që nxjerr nga goja apo tastiera e kompjuterit.
Ishte student i mjekësise, u bë pedagog, mjek, u anetaresua ne Partine Komuniste, i gjeten edhe shtepi edhe nuse ne mes te Tiranes, u be president republike, lider opozite, kryeminister vendi, deputet pa limit por kurrë nuk u ndje i lumtur.

Shkoi ne OKB, ne Shtepine e Bardhe, ne NATO, në Bashkimin Evropian, udhetoi ne çdo kontinet, ka pasuri pafund, ka dy femije, eshte berë gjysh, ka niper e mbesa por kurrë nuk buzeqeshi i lumtur.

Çfarë e mundon dhe çfarë i mungon?

Sot ne zgrip te moshes duhet te ftohej ne universitetet prestigjoze te mbante leksione mbi demokracine dhe lirinë. Duhet te ftohej ne organizmat nderkombetare te jepte ide e kontribute. Duhet te shkruante editoriale nje here ne 6 muaj per çeshtjet e rajonit ne mediat kualitative nderkombetare por…por si grua e keqe e përdalë merret me fëmijet e kundershtareve, me familjet, me vjedhjet e ushqimoreve, me masturbimet e adoleshenteve, me pijanecët e mejhaneve, me fatorinot e linjave urbane.

Më thuaj o plak, o burrë, o rrob i Zotit, më trego çfarë të mungon e të mundon?

E di që u linde e u rrite në Viçidolin e pasur me pemë e me ajër të freskë, në Viçidolin e varfër me tavolinën bosh pa bukë. Nuk kishe bukë por a kishe dashuri?
Nuk kishe dhallë por a të këndonte ndokush ninulla në djep? Nuk kishe pelena pë të veshur por a të përqafonte dikush?

Nuk kishe radio a libra por a të tregonte njeri përralla? Nuk kishe dritë por a të puthte dikush te syri?

Fëmijëria jotë ka qenë një brengë e hirtë dhe unë e kuptoj sa herë që flet dhe shkruan. Ti vuan sepse nuk i riparon dot vitet e fëmijërisë dhe të adoleshencës dhe mallkimet, vrasjet, fyerjet i përdor si lodra. Ato lodra që të munguan kur duhej te formoheshe. Gjithësesi ti nuk na e prish dot lumturinë tonë kolektive. Ne të tjerëve na kanë puthur qysh fëmijë dhe vazhdojnë të na duan edhe tani që po plakemi!