Policia e shtetit bënë me dije se ka ka shpallur në kërkim 12 protestues të d.hunshëm, që çanë kordonin policor gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme, duke p.lagosur dy prej tyre.
Sipas burimeve, policia ka dhënë vetëm inicialet e personave që po hetohen, ndërsa thekson se janë identifikuar nga pamjet filmike, raportet e shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës.
Ata akuzohen për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, pasi çanë me forcë kordonin e policisë dhe goditën me sende të forta punonjësit në hyrje të Parlamentit.
Sipas policisë, gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 persona.
U proceduan penalisht në gjendje të lirë:
– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.