Ish-ministri i Drejtësisë, përfaqësues i LSI, Ylli Manjai ironizon deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Lushnje.
Rama tha se i vetmi që doli me mend ishte Myslim Murrizi, i cili nuk dorëzoi mandatin dhe për pasojë PD e përjashtoi.
Ndërkohë, Manjani nuk kursehet për ato që thotë lidhur me këtë rast, duke e cilësuar qesharak.
“Sa qesharak! Hipi në kurrizin e Myslym Murrizit dhe shiti mend në Lushnje si udhëheqës i madh. Lushnja të fut edhe prasin…”, shkruan Manjani.
Një ironi përtej goditjes së kryeministrit kjo e Manjanit, teksa “godet” me qitje të largët deputetin e PD Tritan Shehu që e masakruan me preshin në Lushnjë me 1997 dhe që dje protestonte fort përkrah Kryemadhit dhe deputetëve të LSI para Kuvendit.