osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Lutjet e dashurisë”, interpretimi i fundit i Agim Qirjaqit

“Lutjet e dashurisë”, interpretimi i fundit i Agim Qirjaqit

Vetëm një vit para se të ndahej nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, aktori Agim Qirjaqi do të interpretonte tek filmi “Lutjet e dashurisë” ose i njohur si “Kronikë provinciale”, me regji të Artan Minarollit sipas skenarit të Ylljet Aliçkës. Në fakt, xhirimet e këtij filmi janë realizuar më 2005-sën, vetëm një vit pas “I dashur armik”, ku interpretonte rolin e Ethemit.

Kohët e xhirimit të këtij filmi kanë qene dhe emocionet ndoshta të fundit në sheshxhirim, të një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë shqiptare. Bashkë me të në sheshxhirim kanë qenë dhe emra si Ndriçim Xhepa, Tedi Papavrami, Mirush Kabashi, Natasha Lesa, Fadil Hasa, Arta Dobroshi, Margarita Xhepa etj. Filmi sjell një histori sa komike aq dhe reale të periudhës së tranzicionit.

I vendosur në një qytet provincial, filmi trajton dukuri të jetës së përditshme duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Filmi tregon historinë e një piktori (interpreton Tedi Papavrami), i cili pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga Arta Dobroshi. Të dy të rinjtë bien pre e mentalitetit të kohës, i cili nuk i lejon të tjerët të jetojnë të qetë.

Filmi “Kronikë provinciale” është një bashkëproduksion i realizuar mes “Albimazh” Loreta Mokini (Shqipëri), “8 et Plus” Didier Couedic (Francë), “Revolver” Paolo Maria Spina (Itali), me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Fondin e Jugut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës. Agim Qirjaqi do të interpretonte për herë të parë në një prodhim kinematografik në “Rrugë të bardha” më 1974-tër, në rolin e profesorit.

Dy vjet më pas ai interpretoi në filmin “Përballimi” rolin e Aretos, ndërsa interpretimit tek “Dimri i fundit” po në atë vit, do ta bënte atë një aktor shumë shpejt të njohur për publikun. “Radiostacioni” apo “Skëterrë 43” më 1980 ku interpreton rolin e profesorit, apo “Agimet e stinës së madhe” më 1981 ku interpreton të dërguarin e partisë Astritin, e bëjnë Qirjaqin një emër që do të mbetet në memorien e shikuesit. Personazhi i Aleksit, tek “Stolat në park” më 1988 vazhdon të vizatohet në kujtesën e çdokujt që e ka parë këtë film. Me një kontribut edhe në teatrin shqip, Qirjaqi do të mbetet një nga figurat më të dashura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare i cili na mungon sot.