osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk mbulohen “malet” e mëkateve me “gjethet” e mandateve!

Nuk mbulohen “malet” e mëkateve me “gjethet” e mandateve!

..Aq shumë janë mëkatet që kanë bërë këta farë politikanësh që dorëzojnë mandatet sa që nuk ka “det” që t’i lajë e jo më djegia e një copë letre që mbajnë këta mëkatarë për t’u dukur deputetë. Këta farë politikanësh që djegin mandatet, bashkë me kolegët e tyre të majtë, kanë tridhjetë vite që shkatërrojnë e vjedhin. Kanë tridhjetë vite që kanë zhgënjyer një popull të tërë, që kanë “sakatuar” Shqipërinë, që i kanë kthyer qytetarët e këtij vendi në më të varfërit në Europë. Si gjithmonë Shqipëri, të këqijat nuk po ju vijnë nga të huajt, por nga të tutë!

Të zhvatën mirë e mirë, të rrëmbyen gjithçka, të lanë si “çiban” në mes të Europës. dhe tani, “mendojnë” për ju, duke djegur mandatet! Çfarë ironie! Çfarë “sakrificash” të mëdha bëjnë këta politikanët tanë! U vjen keq për Shqipërinë dhe qytetarët që i kanë lënë “në ditë të hallit” në mes të Europës, dhe fap, dogjën mandatet!

“Korbat” i lanë “glasat” dhe shkuan e u bashkuan në “folenë” pa çati të “zogjve” të uritur! Tani u bënë njësh me ata, “pa asnjë” dallim! E çfarë nuk po na dëgjojnë veshët. Nuk e dorëzuan pasurinë që i kanë borxh këtij populli e këtyre qytetarëve, por i lanë “copat e letrës” që i dallonin nga qytetarët e vobegët. Edhe shumë gjyqtarë e prokurorë, këtë metodë ndoqën. Kur po shihnin që do të viheshin përballë vetingut, dhanë dorëheqjen për të qenë qytetarë “të thjeshtë”! Politikanët, kur shohin që po u afron ora e dhënies llogari, u bënë “të thjeshtë” e do të shkojnë të jetojnë “gju më gju” me popullin për t’u mbushur atyre mendjen: “Ne kemi vjedhur?

Ne, kështu të thjeshtë si ju jemi, ne nuk kemi mandatin e deputetit! Rilindasit e djeshëm e shkrinë pasurinë për Shqipërinë, kurse Rilinducët” e sotëm, ku bëjnë pjesë LSI-stë, “rilindistë”, pëdëistë e lloj-lloj “bishtra” me emra partish ku bëjnë pjesë vetëm disa militantë e “lëpihen” sa andej këtej për të shpëtuar pasurinë, kanë vendosur që të djegin Shqipërinë. Aq shumë po u fryjnë zjarreve për të ndezur inatet midis tyre sa që as “lumi” i ujit të ndërkombëtarëve nuk po i shuan! U vërtetua njëmijë përqind o i Madhi Faik Konica, ajo ç’keni thënë më shumë se një shekull më parë: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen.

Ne shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”! Po, po. Jo sa në kohën kur ju flisni, por edhe më keq akoma se atëherë jemi në kohën që po flasim, të cilën e keni parashikuar me akzaktësi, sepse e keni njohur mirë karakterin e politikanëve shqiptarë, si “armiqtë” e Shqipërisë! Dhe a e dini pse? Për këtë, përgjigjen më të saktë e jep një “kundërshtari” juaj, Mid’hatbej Frashëri: “Shqiptari, prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij, i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër”!

Veprimi juaj, për djegien e mandateve, nuk është në interes të vendit sidomos në këto momente kur ajo kërkon të aderojë në BE! E ç’të thonë më shumë ndërkombëtarët. “I zoti e jep, por këta tellallë të rëndomtë, nuk e shesin”! Mjerë Shqipëria në ç’duar ka rënë! “Unë, tha midis të tjerave Monika, preferoj që edhe në burg të më futi Edi Rama, vetëm të kthehen ata katër qind mijë emigrantë që janë larguar këta dy vitet e fundit nga Shqipëria”! Këta emigrantë janë larguar këto afro dy vite qysh kur Monika LSI-stja, është larguar nga koalicioni qeverisës. Nuk është larguar gjithashtu, asnjë emigrant, kur Mona LSI-stja, gjoja qeveriste djathtas apo më mirë të themi grabiste, sepse qeveriste Saliu me “hajnat” e tij.

Këta emigrantë, janë larguar qysh nga mesi i vitit 2017, kur qeverisin “qevericukët” e Ramës, që edhe këta, nuk mbeten më prapa, por ama, edhe diçka kanë bërë, edhe më shumë se diçka, kanë marrë kosto mbi kurrizin e tyre të pa “vrarë” nga “samari” më parë! Nuk dihet se çfarë efekti kanë bërë këto deklarata tek emigrantët, por ata, një gjë e kanë të qartë. Nuk kanë interes që Monika të futet në burg, jo se do të bëhet ndonjë gjë e madhe, por përkundrazi, do të ishte në interesin e të gjithëve që do të kishim një burg më pak në Shqipëri sepse në atë burg që do të futej Monika, nuk besoj të futet ndonjë i burgosur tjetër! Ajo ç’ka është më kryesorja, dhe që emigrantët kudo që ndodhen qeshin me të madhe me të tilla “kakarisje” është tek thelbi i çështjes.

Emigrantët do të ishin të kënaqur nëqoftëse të gjithë LSI-stët, rilindistët, pëdëistët, e tërë ata që për emërues të përbashkët kanë vjedhjen dhe korrupsionin, të deklarojnë që do të dorëzojnë tërë ato që i kanë zhvatur këtij vendi e këtyre qytetarëve, atëherë ata do të kthehen tërë qejf sepse askush nuk ka dëshirë të shkojë e të torturohet në dhe të huaj, dhe ç’do kujt i duket “balta më e ëmbël se mjalta” në vendin e tij. Së dyti, të rinjtë e të rejat tashmë e shohin dhe bëjnë dallimin midis pagës që marrin në vendin e tyre dhe pagës në vendet europiane. Fakt është që nga Shqipëria, nuk po largohen vetëm ata që vuajnë për bukën e gojës, por edhe ata të punësuar, që edhe ata punojnë vetëm për të nxjerrë bukën e gojës.

Në protestën e 16 Shkurtit, erdhën disa nga qarqet, kundrejt pagesës që i dhanë partitë. LSI-ja, si më e pasur që është u dha nga 2 mijë lekë të reja, kurse PD-ja për vetë numrin e madh që kishte i dha nga një mijë lek dhe nga një pilaf. Mirë që ata e nxorën një ditë por a kanë para partitë që të paguajë protestuesit që do të vijnë të protestojnë një herë në javë? Nuk gjen sot “budalla” që të punojë me njëzet mijë lek të reja bile edhe këto, pronari shqiptar, ja jep sikur ja ka borxh, ja jep si me “këmbë” në fund të muajit apo ja jep kur të ketë, derisa të harrohen fare!

Paga e tyre në Shqipëri, do të rritet disa herë më shumë se kaq, nëqoftëse oligarkët dhe politikanët që Bashës i zuri goja “lesh” i nxjerrin nga i kanë futur, atëherë po, atëherë emigrantët do të kthehen me qejf. Por, a mund të arrihet kjo? Do të arrihet atëherë kur tëpëllasigomari në majë të oxhakut! Sot, të gjithë qytetarët, i madh e i vogël, këta politikanë, i dëgjon fare veresie. Politikanët prodhojnë “kokofilka”, mediatikët e “dekompozuar” i bëjnë “temena” sepse dikush i ka nga fshati apo nga Zona, dikush tjetër i jep ndonjë “kockë” dhe “konet” “azdisen” dhe “lehin” ditë e natë për të “kafshuar” njërin apo për të mbrojtur tjetrin! Edhe më e rëndë se tradhtia, është hipokrizia.

Del në ekranet e televizorëve Njëshi i Shtetit dhe deklaron: “Djegia e mandateve është një akt ekstrem dhe nuk i shërben integrimit të vendit në BE. Vendi ynë shpreson që në muajin qershor të bëhet pjesë e familjes europiane dhe për këtë, duhet gjendur gjuha e dialogut midis forcave politike…”! Ja, edhe këtë që “nuk e dinin” krerët e partive, ja tha Presidenti me një gjuhë të qartë e të kuptueshme, ditën dhe me një qetësi shembullore…! A mund të justifikohen tashmë politikanët që më parë “nuk e dinin” që midis tyre duhet dialog? Këtë nuk e dinte as Monika, dhe nuk është e besueshme që Presidenti ditën flet me qetësi dhe natën t’i thotë Monikës “nesër nuk dua nga partia ime asnjë deputet me mandat në xhep…! Bile Monika do të kërkojë falje edhe për ato që thotë për deputetët e tjerë që “Kush nuk do të djegi mandatin, do të përfundojë në koshin e plehrave”!

Të gjithë opozitarët, bëhen edhe më shumë qesharakë, kur pengesën e vetme në rrugën e tyre për të marrë pushtetin, e kanë Edi Ramën! “Do ta heqim zvarrë”, “në djall të vejë ky kryeministër hajdut” etj., etj., aq sa nuk numërohen. Që Edi Rama është i korruptuar, kjo nuk diskutohet. Që Edi Rama kërkon të bëjë eksperimente me qeverisjen duke emëruar ca “ministruca” edhe kjo është e vërtetë, por ai, është në të drejtën e tij për ushtrimin e mandatit që i ka dhënë sovrani. Kaq të mos e kuptojnë këta farë opozitarë që Edi Rama, nuk hiqet me inate dhe mllefe inatçorësh, apo me “rrugëtarë” të markave nga më të ndryshmet?

Por, edhe sikur Edi Rama të largohet, problemi më i madh është se kush “Ramë” do të vijë nga këta “të pa korruptuar” që sot djegin mandatet! Janë këta “të pakorruptuar” që mendojnë jo për ata që i është mohuar e drejta e të jetuarit në zonat e thella, por bëhen copë për të shpëtuar ata që godasin shtetin. Të gjithë e panë me zë e figurë se si një pakicë njerëzish të armatosur me hunj e leva hekuri se me çfarë inati godisnin “shtetin” dhe ata që deri dje kishin mandatet e deputetit, i morën nën mbrojtje, duke sfiduar drejtësinë për të bërë punën e saj. Kjo është një anarshi e pastër dhe nuk bie erë demokraci ku në ballë të kësaj anarshie janë këta “qytetarë të thjeshtë” që dorëzuan mandatet!/Nga Pandeli BARDHI